Pas dhjetëra fotosh-bllof të publikuara nga Sali Berisha në faqen e tij në Facebook, në të cilat paraqiste parcela kanabisi të fotografuara në të katër anët e botës sikur ishin marrë në Shqipëri, më në fund sot PD-ja gjeti një parcelë të vërtetë me kanabis. Për të shmangur që ta akuzojnë për një bllof tjetër, dërgoi në mes të parcelës me kanabis Ervin Salianjin, sekretar për Aksionin Qytetar, të cilin e fotografuan atje.
Fotografia ishte njoftuar që në mëngjez si një “bombë”, që do të tregonte kushedi çfarë lidhjesh mes parcelës dhe qeverisë. Natyrisht, askush nuk mohon që në Shqipëri ekziston kanabis; e pranon edhe vetë Policia, që çdo ditë djeg dhjetëra parcela. Kështu që fotografia e sotme, në vend të një bombe, del si një tjetër bllof politik i opozitës, e cila, duke vijuar të shpallë “bomba” të paqena, po humb ditë pas dite besueshmërinë e saj.
Mbetet të kuptohet nëse Ervin Salianji, pasi u fotografua në mes të drogës e bëri detyrën e tij si qytetar deri në fund, duke denoncuar në Polici vendndodhjen e parcelës së drogës, për t’u mundësuar organeve shtetërore ta shkatërrojnë. Apo heshti, siç ka bërë për vite me radhë kryebashkiaku i PD i Lazaratit?
Ja deklarata e PD
Mjafton një udhëtim 20 minuta larg aksit kombëtar në rrethinat e Tepelenës për të parë se si lulëzon biznesi kriminal i drogës që drejtohet nga Edi Rama, përmes të licensuarit të tij Saimir Tahiri. Plantacionet me hashash në zonat e Tepelenës, kryesisht në Gusmar që është vendlindja e Saimir Tahirit dhe shumë drejtuesve të policisë, tregojnë realitetin e kanabizimit të vendit, një realitet dramatik për Shqipërinë, që Edi Rama mundohet ta mohojë. Në fillim, garda e parë e kanabisit janë postoblloqet e policisë, më pas kalon 2 ose 3 postoblloqe me banditë të armatosur deri në fyt, që qendrojnë në makina superluksoze.
Sekretari për Aksionin Qytetar në Partinë Demokratike, Ervin Salianji arriti të shkelë në këto parcela kanabisi dhe denoncoi në vendngjarje këtë biznes kriminal që sjell miliona euro përfitime për bandat e Edi Ramës, e per atë vetë që permes skemes kriminale merr 30 perqindeshin, biznes qe rritet mbi mjerimin e fshatarëve të zonave, qe shfrytezohen me 10 ose 20 mijë lekë të vjetra në ditë.
“Pas qindra denoncimeve me foto dhe video të bëra nga Partia Demokratike dhe të përgenjeshtruara me turp nga ministri i Brendshëm dhe Kryeministri, sot jam në emër të Partisë Demokratike për tu treguar edhe njëherë tjetër se sa lehtësisht gjenden këto dëshmi tronditëse të mbjelljes së Shqipërisë me drogë, me kanabis sativa. Drogë e cila mbillet me bekimin e ministrit të Brendshëm, me marrjen e 30 përqindëshit për çdo rrënjë nga ana e drejtuesve të policisë, para që shkojnë drejtpërdrejtë tek Saimir Tahiri, tek Edi Rama. Kjo është një dëshmi tjetër se si sovraniteti i shtetit është dorëzuar në celula trafikante, të cilët shfrytëzojnë një popull të mjerë, një popull të lënë në mjerim e varfëri nga kjo qeveri, për tu perdorur për mbjellje droge. Kjo nuk kërkon ligj të ri por kërkon vetëm vullnet politik. Kjo kërkon vetëm çmontim të bandave në qeverisje. Kjo kërkon vetëm çmontim të krimit të lidhur me pushtetin dhe pushtetit të lidhur me krimin. Koha e Edi Ramës dhe Saimir Tahirit ka mbaruar”, tha Salianji.
Sekretari për Aksionin Qytetar në Partinë Demokratike, Ervin Salianji
Parcelat me drogë në Gusmar të Tepelenës
Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
-
Të drejtë
81.4%
-
Të gabuar
13.5%
-
Nuk e di
5.1%
Vota total: 5202
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gjirokastër/ 'Më jep paratë!" Kërcënoi me thikë dhe plagosi të moshuarën për ta grabitur, arrestohet 43-vjeçarja! Dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor
20 Nëntor, 15:33
-
Vrasja e specialit të RENEA Ibrahim Basha në Lazarat, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Ruhan Hirajt! Anëtari i 'grupit të zjarrit' të vëllezërve Aliko i dënuar me 15 vite burg
9 Nëntor, 10:56
-
Gjirokastër/ Zjarr në tokat bujqësore të Lazaratit, dyshohet se zjarrvënësi është pronari i tokës
29 Gusht, 15:43
-
SKEDA/ Precedentët kur trafikantët e drogës kanë luftuar me Policinë! Nga Gate Mahmutaj dhe beteja në Lazarat, te plagosja e efektivëve
21 Gusht, 17:37
-
Gjirokastër, shfaqet sëmundja e antraksit, 3 të infektuar në Lazarat! Veterineri: Qytetarët të konsumojnë vetëm mishin me certifikatë shëndetësore veterinare
10 Gusht, 15:19
-
Aksident në Lazarat, makina përfundon në kanal! Në gjendje të rëndë drejtuesi
4 Gusht, 07:00
-
VIDEO/ Digjet banesa në Lazarat
22 Korrik, 22:34
-
Zjarr në një parcelë në Lazarat, shoqërohet në polici zjarrëvënësi
22 Korrik, 08:47
-
Gjirokastër/ Kultivonte cannabis sativa në oborrin e banesës, 1 në pranga
10 Korrik, 10:44
-
Zjarr në Lazarat, rrezikohen banesat! Flakët favorizohen nga era (VIDEO)
28 Qershor, 16:45
-
'Rikthehet' kanabisi në Lazarat, arrestohen babë e bir po kujdeseshin për bimët narkotike në oborrin e shtëpisë
16 Gusht 2023, 10:07
-
Merr flakë kabina elektrike në Lazarat, gjysma e fshatit pa energji elektrike
11 Dhjetor 2022, 09:42