Tensionohet situata politike në Maqedoni. Prokuroria Publike ndalon publikimin e materialeve lidhur me rastin “Puçi” apo të njohura si "bombat" e opozitës maqedonase.
Përmes një komunikate prokuroria theksoi se do të dënohen me ligj të gjitha ata që publikojnë materiale që kanë të bëjnë me paralajmërimet e liderit të partisë opozitare LSDM, Zoran Zaev, përfshirë këtu edhe mediat.
Ministria e Punëve të Brendshme para publikimit të këtyre materialeve nga ana e Zaev, akuzoi atë për bashkëpunim me shërbime sekrete dhe sigurimin e këtyre materialeve përmes tyre.
Nga ana tjetër, presidenti maqedonas Gjeorgje Ivanov ka shkakruar zv.drejtorin e Agjencisë së Zbulimit, Muhamed Ismaili, gjë që ka sjellë edhe reagimin e partisë shqiptare nëpushtet, BDI.
Kjo e fundit ka thënë se vendimi për shkarkimin e zv.drejtorit të Agjencisë së Zbulimit është në vazhdën e sjelljeve joparimore të Presidentit jolegjitim Gjorge Ivanov, në raport me përfaqësimin dhe pozicionet e shqiptarëve në institucionet që janë nën kompetencën e tij.
Më tej, Agjencia e Zbulimit ka sqaruar arsyen e shkakrimit të Ismailit. Sipas saj, me ndryshimet e ligjit për sistematizimin e kësaj agjencie, nuk ekziston posti i zëvendësdrejtorit dhe se për këtë ka votuar Parlamenti.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com