Por ajo që i ka befasuar të gjithë që në nisje të festivalit ka qenë humoristi Bes Kallaku. Ai u ngjit në skenë, menjëherë pasi u hap festivali nga Arditi dhe dy prezantueset, Arjola Shehu dhe Nevina Shtylla. Besi shoqërohej nga Erion Isai, ku ndryshe nga dy netët e para të “Kënga Magjike”, sonte dukeshin të qetë dhe të heshtur.
Kjo ‘shqetësoi’ Arditin, i cili i pyeti se ku i kishin lënë batutat dhe humorin, por përgjigjja e tyre ishte se nuk kishin gjetur dot asgjë, edhe pse kishin menduar se si mund të bënin diçka ndryshe.
“Vetëm me dal me fuck na kishte ngel”, tha Besi. Ardit Gjebrea u habit dhe e pyeti Besin se çfarë tha, ndërsa aktori i humorit pranoi se u shpreh gabim, ndërsa prezantueset e rregulluan duke i thënë se thuhet “frak”.
d.c./shqiptarja.com