Policia italiane e Padovës ka shkatërruar një bandë kriminale, që ishte përfshirë në vjedhjen e banesave, edhe në prani të “viktimave”, pra të personave që jetonin në to. Banda kriminale përbëhej nga disa shqiptarë, të cilët ishin autorë të qindra grabitjeve nëpër shtëpi në Italinë veriore.

Karabinierët kanë vënë në pranga gjashtë shqiptarë, ku dy prej tyre rezultojnë të jenë vëllai dhe nipi i Vasil Ramës, shoferi i mjetit famëkeq “Audi i verdhë”, i cili goditi verilindjen e vendit dimrin e vitit 2016.

Mediat italiane raportojnë se është një familje e tërë shqiptare, kriminelë të vërtetë, të cilët bënë namin me grabitje, duke rrënuar ‘viktimat’ që nuk e kishin kuptuar praninë e tyre në shtëpi. Të arrestuarit do të largohen shumë shpejt nga territori italian, ndërsa gjatë kontrollit policia ka gjetur një shumë të madhe parash, prej mbi 100 mijë euro.

d.c./shqiptarja.com