'CEZ-i', Berisha: S'di gjë për fletë-
thirrjen,Balla:Zotëria erdhi si 'çeço'

'CEZ-i', Berisha: S'di gjë për fletë-<br />thirrjen,Balla:Zotëria erdhi si 'çeço'
Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se nuk ka marrë asnjë fletëthirrje nga policia për t'u shoqëruar me forcë në komisionin hetimor për CEZ. 

Gjatë një komunikimi me mediat, pas dëshmisë 3 orëshe në komisionin hetimor për CEZ, Berisha tha mesditën e kësaj të hëne ka qenë në zyrë dhe jo në shtëpi.

"Absolutisht, një mashtrim i rrallë. Se çfarë ka bërë Saje qorri me çunat e krimit, unë s'di asgjë. Unë kam komunikuar sot me nënkryetarin e komisionit dhe më ka thënë që çështja është te Meta. Sapo doli nga Meta dhe duke ditur që kanë shumicën në komision, vendosa të vij. S'kam qenë në shtëpi, kam qenë në zyrë dhe kam ardhur direkt nga zyra këtu", tha Berisha.
 
Ndërkohë, nga ana tjetër, kryetari i komisionit, deputeti i PS Taulant Balla ironizoi Berishën, duke theksuar se "erdhi si "çeço" në komision". Balla tha se pas kësaj dite është vendosur një standard i ri dhe për aferat e korrupsionit do thirren për të dëshmuar edhe ish-ministra të qeverisë së kaluar.
 
Duke iu referuar çështjes së CEZ, Balla shtoi se komisioni ka fakte të pakundërshtueshme që e lidhin Berishën me aferën korruptive që sipas tij i ka shkaktuar buxhetit të shtetit shumën e 414 milionë euro.  
 
"Siç iu pata premtuar se do vijë si "çeço" dhe erdhi zotëria. Sot, në ditën kur erdhi opinioni pozitiv nga Venecia, që ligji i Vettingut është tërësisht në frymën e kushtetutës, kjo është sinjal i mirë që shumë shpejt Gjykata Kushtetues t'i hapë rrugë fillimit të zbatimit të Vettingut, për të bërë një Vetting të plotë të të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve. Në mënyrë që nga drejtësia të largohen gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar. Kjo dosje që ka ky komision është shumë e rëndësishme kemi fakte të pakundërshtueshëm që e lidhim Berishën me këtë aferë 414 mln euro. E patë sesa frikacak është ky njeri që të dalë para drejtësisë? Sot kishim dy lajme të mira, edhe faktin që ashtu siç kisha premtuar, erdhi dhe u përgjigj dhe fakti tjetër që ky është fillimi i një ere të rëndësishme ndryshimi në drejtësinë shqiptare. Ky ishte një model sesi do të thirret Sali Berisha dhe ministrat e tij për të dëshmuar për korrupsionin Këtë u desh ta merrnim me forcë", u shpreh Balla.  

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Babai i Dua Lipas nostalgjik për kohën e shkuar: Kam shitur xhaketa lëkure

Babai i Dua Lipas nostalgjik për kohën e shkuar: Kam shitur xhaketa lëkure