'Cikloni bombë' godet SHBA,merr
16 jetë njerëzish,situatë alarmante

'Cikloni bombë' godet SHBA,merr<br />16 jetë njerëzish,situatë alarmante<br>
Stuhia e rëndë dimërore që ka goditur SHBA-në lindore ka marrë 16 jetë njerëzish. Të paktën 16 të vdekur u shkaktuan për shkak të temperaturave ekstremisht të ulta që kanë mbërthyer SHBA-në.

Parashikuesit thonë se një rënie e rëndë e presionit do të çojë në një stuhi dimërore eksplozive përgjatë SHBA-së lindore dhe tashmë po sjellë bore edhe në Florida. Stuhia e re e parashikuar ka bërë që meteorologët të vendosin një term të ri – “cikloni bombë”.

Shërbimi Kombëtar i Motit (NWS) ka paralajmëruar se "masa ajrore e Arktikut do të mbajë të mbërthyer dy të tretat e vendit deri në fund të javës".

"Temperaturat shumë të ulëta dhe erëra të forta priten në ditët në vazhdim," shtoi Shërbimi Kombëtar i Motit( NWS). Stuhia që ka mbuluar SHBA-në gjatë këtyre ditëve është me fuqishmja në dekadat e fundit.

e.gj/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'Atë që ua merr deti duan ta rimarrin ndryshe' Dredha tregon luftën me bizneset në Vlorë për plazhet publike! Sqaron dhe videon e Ramës

'Atë që ua merr deti duan ta rimarrin ndryshe' Dredha tregon luftën me bizneset në Vlorë për plazhet publike! Sqaron dhe videon e Ramës