'Çimkat’ brenda PD-së, Tritan Shehu:
Turp, ‘skutha’ dhe vetëm gënjeshtra

'Çimkat’ brenda PD-së, Tritan Shehu:<br />Turp, ‘skutha’ dhe vetëm gënjeshtra
Mbledhja e djeshme e PD shkaktoi jo pak debate dhe tension mes vetë demokratëve ndërsa në media nisën të publikohen audio të asaj se cfarë ndodhi në mbledhje.

Në një postim në rrjetin social facebook deputeti i PD-së Tritan Shehu shprehet se kushdo që thotë të kundërtën për atë mbeldhje ku u regjistruan tensione mes Jemin Gjanës dhe Valbona Mezinit  nuk thotë të vërtetën.

Ai  shprehet se të gjithë që kanë bërë këto regjistrime dhe i kanë shpëndarë në media kanë bërë një turp të vërtetë duke i cilësuar një mentalitet cimkash.

Ai shton se të gjithë këta persona duhet të kishin guximin të thonin hapur mendimet e tyre.Por nga ana tjetër ai thotë se nëse cimkat janë vendosur nga jashtë ky përbën një veprim ligjërisht të dënueshëm.

Postimi i plotë
 Mbledhja e djeshme e Kryesise se PD ishte një takim pune, ku u debatua, u diskutua, u rrahën mendime dhe u arritën konkluzione të rëndësishme me unaniminitet.
Debati, qofte dhe me ngarkesa emocionale, nuk është “krim”, vecanërisht kur përfundimi është krejt pozitiv.
Kushdo që thotë të kundërtën për atë mbledhje nuk thotë të vërtetën!!
NDERKAQ PO DEGJOJ  NE MEDIA JO VETEM GENJESHTRA, POR EDHE DISA RREGJISTRIME AUDIO TE ASAJ MBLEDHJE!!!
Cilindo që i ka realizuar ato, ka bërë një turp të vërtetë.

Jo se ato cfare u thanë në mbledhje kanë ndonjë problem, absolutisht jo, por se kështu shfaqet një mentalitet e tentativë e shëmtuar "cimkash"!
Nqs kjo është realizuar me vendosje "cimkash" nga të jashtem, gje e mundëshme; flet pikërisht për një veprim të inskenuar e ligjërisht të dënueshëm.
Nqs kjo është bërë nga dikush brenda mbledhjes, kjo flet për një nivel moral meskin të autorëve, që në fakt kështu meritojnë vetëm përbuzje.
SECILI NGA NE MUND TE MENDOJE SIC GJYKON VETE, POR DUHET TE KETE GUXIMIN NQS DESHERON, QE MBAS MBLEDHJES TE THERRESE GAZETARET DHE TU CFAQE ATYRE HAPUR MENDIMET E TIJ.

Të rregjistrosh nga brenda apo nga jashtë ato që diskutohen në një mbledhje të mbyllur kolegjesh e me tej vecanërisht t’i publikosh duke i manipuluar ato, për të transformuar ate cfarë ndodhi aty, është shumë larg vlerave minimale njerëzore, morale, politike e bashkëpunuese.

Fjalët a mendimet tona nuk ka pse t'i publikojë ndokush si "skuth"; secili duhet të ketë guximin qe ta beje vete kete nqs deshiron, me figure e ze, aq me shume pa perdorur rregjistrime  “alla sigurim”.
KETE DUHET TA BEJE GJITHESECILI NE POLITIKE NDRYSHE VETEM POLITIKAN NUK ESHTE...!

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Ardit Bido: Vota e shqiptarëve ishte një sfidë për ty, Vangjel, Përgjigju!

Ardit Bido: Vota e shqiptarëve ishte një sfidë për ty, Vangjel, Përgjigju!