'Dasma' sjell koreografin e famshëm
Angjelin Preljocaj në Tiranë

'Dasma' sjell koreografin e famshëm<br />Angjelin Preljocaj në Tiranë
Gati 20 vjet pas performancës së pjesës emblematike “Dasma” në vitin 1994, Preljocaj  do të ngjis në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit. Baleti  “Dasma”, që do të të shfaqet në datat 7, 8, 9 nëntor ne  orën 19:00 , në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit . Angjelin Preljocaj do të jetë në Tiranë këtë fillim  të nëntorit. Programi do të hapet me “La stravaganza”, tashmë  pjesë e repertorit te TKOB dhe, që ka shënuar nisjen e një bashkëpunimi te sukseshëm me Kompanine e baletit Preljocaj dhe do të vazhdojë me pas me premierën e “Dasma”.

Për shkak të programit të ngjeshur, koreografi Angjelin Preljocaj do të jetë në Tiranë, ditën e shtunë datë 7 nëntor kur do të organizohet edhe nje konference për mediat, në oren 12.00. Të pranishëm përveç koreografit do të jenë përfaqësues nga Ambasada Franceze, Ministria e Kulturës,  etj.  

Angjelin Preljocaj ishte ne Tirane në maj te vitit të shkuar ku prezantoi dy shfaqje “La Stravaganza” dhe “Royaume Uni”. Prelocaj e përshkruan baletin “Dasma” si një nga krijimet e tij,që është frymëzuar drejtpërdrejte nga trashëgimia e shqiptarëve. Ai është shprehur se: “Baleti ‘Dasma’ që u realizua nga eksperienca ime nga ajo që unë kisha parë në dasmat që organizoheshin në familjen time, sidomos në Mal të Zi ku kam dhe anëtarë të familjes sime.

Kjo është një vepër tërësisht shqiptare, por shqiptarizmi im mund të ndihet jo vetëm aty, por dhe në vepra të tjera të miat. Unë jam thellësisht i lidhur me vendin e origjinës çdo pjesë e imja e vënë në skenë në mënyrë direkte ose jo, reflekton brendinë time dhe origjinën time”. Angjelin Preljocaj në maj te vitit të shkuar ka prezantuar dy shfaqje “La Stravaganza” dhe “Royaume Uni”. Angjelin Preljocaj, konsiderohet si një nga koreografët më të rëndësishëm në Francë.

Ai ju bashkangjit Baletit të Operës Kombëtare të Paris në vitet ’90 dhe udhëheq Kompaninë e tij që prej 1985. Koregrafia e tij përshkruhet si interpretimin i baletit klasik dhe modern. Angjelin Preljocaj ka lindur në Paris, por nuk harron kurrë të thotë se është shqiptar. Shtëpitë e tij janë:  Balshoi Teatër- Moskë, La Scala-Milano, Opera Garnier-Paris, Opera gjermane e Berlinit, Neë York City Balet, etj. Preljocaj është koreografi i qindra mijëra duartrokitjeve për  shfaqje si, “Borëbardha”, “Dasma”, “Akrobati”, “Katër stinët”, “Pranvera” e Stravinskit.

Produksionet e tij janë bërë pjesë e repertorit të shumë kompanive, si Baleti dhe Opera e Parisit, “La Scala” e Milanos dhe Baleti i Nju Jorkut. Është nderuar me shumë çmime, duke përfshirë Çmimin e Madh Kombëtar të Dancit nga Ministria franceze e Kulturës në vitin 1992, “Benois de la danse” për “Le Parc” në vitin 1995, çmimin “Bessie Aëard” për “Annonciation” më 1997, “Les Victoires de la musique” për “Romeo dhe Zhuljeta” po më 1997, apo “Globi i Kristaltë” për “Borëbardhën” në vitin 2009. Për veprat e tij, i është akorduar titulli Kalorës, ndërsa në 1998 ka marrë titullin Kalorës i Legjionit të Nderit.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!

Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!