'Diktatori i fundit në Europë' merr 
 djalin e vogël në çdo takim pune

'Diktatori i fundit në Europë' merr <br /> djalin e vogël në çdo takim pune
Presidenti bjellorus Alexander Lukashenko, ka befasuar duke marrë me vete djalin e tij 11-vjeçar në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York. 

Djaloshi Koyla u fotografua ndërsa pozonte me babain e tij përkrah Presidentit Barack Obama dhe Zonjës së Prë Michelle Obama në pritje të samitit të hënën. Por rezultoi se djali nuk ishte aty vetëm për sanduiçët.

Koyla iu bashkua grupit të liderëve më të mëdhenj botërorë, ndërsa babai i tij priste delegatë nga e gjithë bota. Por ky nuk ishte një rast i veçantë për familjen e presidentit bjellorus.

Djali i vogël, i veshur me kostum, e shoqëron shpesh të atin në takime biznesi me zyrtarë të tjerë të lartë, përfshirë këtu një vizitë në Beijing, në përkujtimoren e të rënëve në Luftën e Dytë Botërore, më 3 shtator.

Vogëlushi u fotografua teksa shihte paradën ushtarake përkrah presidentit rus Vladimir Putin dhe ndërsa qëndronte në rradhë për të dalë fotografi me lidera të tjerë si presidenti i Kinës, Xi Jinpig.

Mendohet se Z. Lushenko po e mëson djalin, në mënyrë që një ditë ai të marrë detyrën e tij, por në një intervistë për BBC në 2012, Lushenko e mohoi diçka të tillë dhe insistoi se djali ishte kaq i lidhur me të sa nuk mundej as të flinte pa të.

Mes shumë udhëtimesh, Kolya shoqëroi të atin e tij edhe në vizitën e kryer në tetor të një viti më parë, ndërsa vizituan Sheikun Zayed Grand Mosque në Abu Dhabi. Si një 11-vjeçar, djali i Lushenkos ka udhëtuar shumë, por shumë kritikë kanë filluar të vënë në mëdyshje ndikimin e këtyre daljeve publike në edukimin e djalit.

Kolya mungoi një javë në shkollë këtë shtator dhe të tilla mungesa ka bërë edhe gjatë gjashtë muajve në 2014-ën. Presidenti Lushenko është kritikuar masivisht për mënyrën e tij të administrimit, i konsideruar si ‘diktatori i fundit në Europë’ dhe tiran.

Shoqatat e mbrojtjes së të drejtave e kanë akuzuar si abuziv, ndërsa pjesa më e madhe e mediave në Bjellorusi janë nën kontrollin e qeverisë. Koyla është djali më i vogël nga të tre djemtë e presidentit.

Disa media kanë raportuar madje se djali i tij, i quajtur gjatë Nikolai, ka lindur në 2004, si rezultat i një tradhtie bashkëshortore mes presidentit dhe doktoreshës së tij. 
 FOTO
Alexander Lukashenko
 FOTO të tjera

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Amerika ime

Edison Ypi: Amerika ime