'Doshi', Basha:Rama e Meta mund
t'i fshihen drejtësisë, por jo popullit

'Doshi', Basha:Rama e Meta mund<br />t'i fshihen drejtësisë, por jo popullit
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka rikërkuar dorëheqjen e Metës si kryetar Kuvendi, si kusht minimal që të ketë një hetim të drejtë ndaj akuzave të ngrituar nga deputeti Tom Doshi.  Basha nga selia e PD-së tha se duhet të kryhet një hetim i plotë, duke theksuar se “Ndjeka e hetimit të Metës si një deputet i thjesht parakusht për një hetim të drejtë."

“Me kërkesën e opozitës të japë dorëheqjen që të ketë një hetim të drejtë dhe objektiv për akuzën më të rëndë të bërë në historinë  e vendit, akuzë që vjen nga radhët e mazhorancës. E kërkon sot çdo qytetar i vendit, çdo njeri racional. Dorëheqja e Ilir Metës, ndjekja e procesit si një njeri i thjeshtë tregon që procesi nuk është ndikuar nga politika. Por siç po e shohin me sy, dy pushtetet, e gjithë kupola nën akuzë janë bërë bllok dhe janë përfshirë në një përpjekje për të manipuluar ngjarjen. Po bëjnë çmos të rregullojnë alibitë, t’ju vënë këmbë të gjata gënjeshtrave të tyre. Japin aq shumë  të dhëna që njerëzit të mos kuptoj së se çfarë po bëhet.”­-deklaroi Basha.

Por Basha thekson se dyshja Rama-Meta mund t’i shpëtojnë drejtësisë, por jo popullit.

“Dyshja Rama-Meta janë të akuzuar njëri si porositës, tjetri si fshehës i veprës penale. Mund t’i fshihen drejtësisë, por s’i fshihen dot popullit.”- tha Basha. 

Sipas Bashës po bëhet një tentativë për të mjegulluar dhe devijuar hetimet duke penguar edhe punën e Prokurorisë përmes bandave.
“Paska qenë rregulla që nuk kanë bërë hetime sapo janë njoftuar për vrasjen me pagesë. Luftojnë për të mbrojtur Metën. Po i komunikojnë Prokurorisë, mos bëni hetime, vendimi është marrë, ata janë ligji. Para kusht dorëheqja e Metës. S’mund të lejojmë që demokracia të varroset njëherë e mirë, ku ligji nuk arrin te kreu i kuvendit.”- tha Basha.

Redaksia Online
(g.f/a.h/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron