'Doshi', PD kallëzim penal për
Tahirin e Didin: Fshehën krimin 

'Doshi', PD kallëzim penal për<br />Tahirin e Didin: Fshehën krimin 
Partia Demokratike ka bërë kallëzim penal për ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dhe për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Artan Didi mbi vrasjen e dyshuar të deputetit Tom Doshi. Sekretari i përgjithshëm në PD, Arben Ristani tha se ngjarja është e shëmtuar dhe se ministri nuk ka bërë veprime si të një zyrtari por veprime si të një anëtari të bandës.
 
““Partia Demokratike dorëzoi sot në Prokurorinë e Përgjithshme kallëzimin ndaj ministrit të Brendshëm për veprën penale të shpërdorimit të detyrës dhe për njësërë veprash të tjera si pengimi për zbulimin e së vërtetës apo për moskallëzim të krimit. Një zhvillim shumë i shëmtuar me ngjarjen “Doshi” dhe patjetër është një ngjarje e denjë për këtë bandë që kemi në pushtet. Ju e dini që ministri i Brendshëm ka kryer veprimet jo si një shtetar dhe jo ashtu siç një shtetari i takonte të vepronte, por tamam si një shok i bandës i cili ulet me njerëz me precedent penalë, me njerëz që dyshohet se janë të porositur për të kryer vrasje, në ambjente zyrtare apo në ambjente jo zyrtare. Më pas deklaron në mënyrë të përçartur se është ai që ka bërë hetimet, është ai që ka bërë edhe konkluzionin, është edhe ai që në fund fare jep edhe vendimin. Lidhur me kallëzimin që ne kemi bërë është e vërtetë që do punë dhe përpjekje, përkushtim dhe cilësi në hetim për të provuar nëse është e vërtetë që kreu i Parlamentit ka porositur vrasjen e dy deputetëve. Por është një hetim formal nga pikëpamja e procedurës që duhet ndjekur për të vazhduar e vërtetuar që ministri i Brendshëm ka shpërdoruar detyrën, ka penguar zbulimin e së vërtetës, nuk ka kallëzuar krimin sipas detyrimit që ka”, deklaroi për mediat Sekretari i Përgjithshëm, Arben Ristani, pasi kishte dorëzuar kallëzimin penal.

“Sigurisht që jo vetëm besojmë në hetimin e plotë të kësaj ngjarje por edhe e inkurajojmë Prokurorinë e Përgjithshme që të ngrihet në nivelin e duhur ashtu siç i takon një prokurorie të një vendi demokratik dhe të shmanget nga presioni, tensionet politike, apo interesat politike. Unë besoj se mund ta shmangë”, tha Ristani.  


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron