'Doshi', PD mbledh firmat, bën
mocion për shkarkimin e Metës

'Doshi', PD mbledh firmat, bën<br />mocion për shkarkimin e Metës
TIRANE - Partia Demokratike kërkon zyrtarisht shkarkimin e kryetarit të Kuvendit Ilir Meta, pas deklaratave të një dite me parë të deputetit Tom Doshi. PD do të bëjë një kërkesë mocioni për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit Ilir Meta, ndërsa ky mocion do të dorrëzohet sot në kryesinë e Kuvendit i firmosur nga deputetët e kësaj force politike. Vendimi është marrë në mbledhjen e grupit Parlamentar të PD-së.

Argumentet për depozitimin e këtij mocioni janë dy: së pari të largohet nga drjetimi i Kuvendit derisa çështja të qartësohet nga drejtësia dhe së dyti të ndjekë precedentin e katër viteve më parë, kur pas videos së publikuar nga Dritan Prifti dha dorëheqjen derisa foli drejtësia. Ndërkaq mësohet se ne ditët në vijim demokratët do të fokusohen në debat të ashpër në Parlament, duke patur në fokus këkresën për largimin nga drejtimi i Kuvendit nga ana e Ilir Metës.

Po sot kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka akuzuar sërish dyshen qeverisëse Rama-Meta.  “Sot është një ditë e zezë për demokracinë. Kryetari i Kuvendit është nën akuzë si porositës për vrasjen e dy deputetëve, kryeministri është nën akuzë se ka djeni për këtë gjë. Ky është një realitet tronditës. Tani që bomba ka shpëthuer kanë dalë në sipërfaqe ujërat e pista të qeverisë.. Ilir Meta sot duhet të deklaronte dorëhqjen, duhet të ishte para drejtësisë. Në vend që të trokiste në prokurori del e kapardiste para kamerave me deklarata të mjera kundër opozitës. Kjo nuk ka për ta shpëtuar Ilir Metën, duhet të japë dorëheqjen e të vihet në dispozicion. Populli nuk e njeh më si kryetar Kuvendi. Edi Raman ë vend që të shkojë në prokurori si dëshmitari në krim, thërret prokurorin në zyrë. Duhet të dëshmojë se çfarë di për vrasjen e dy deputetëve", deklaroi Basha. Fjala e plotë e Bashë në mbledhjen e Grupit

Kreu i demokratëve tha se me largimin e deputetit Tom Doshi, Rama pretendon se ka nisur procesin e dekriminalizimit, por sipas kjo nuk është e vërtetë. Basha tha se nëse nis dekriminalizimi Edi Rama bie.  "Krimi dhe lidhjet e tij janë gjysma e tij, nëse bie krimi rrëzohet Edi Rama", deklaroi Basha. 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron