'Drejtësia', Alibeaj: Jo ndryshime në
Kushtetutë, por në paketat e ligjeve

'Drejtësia', Alibeaj: Jo ndryshime në<br />Kushtetutë, por në paketat e ligjeve
TIRANE - Nisja e sesionit të ri parlamentar lajmëron dhe fillimin e reformës në gjyqësor, një premtim i ndërmarrë nga qeveria dhe vetë Kryeministri Rama, por për ish ministrin e drejtësisë Enkelejd Alibeaj, reforma në fjalë duhet kuptuar pa ndërhyrë në kushtetutë.

Alibeajt i referohet rastit të këshillit të lartë të drejtësisë duke shpjeguar se ndryshimet kushtetuese janë një luftë politike ndaj emrave konkretë.

"Ndryshimet e drejtpërdrejta kushtetuese në këtë rast nuk synojnë gjë tjetër veçse një lloj ndryshimi të emrave konkretë të cilët sot janë administratorë. Kërkohet të ndryshohet emrat konkretë në KLD, nënkryetari i KLD, tentohet madje deri tek Presidenti i Republikës. Do të ishte humbje kohe dhe krijim i tensioneve artificiale politike në këtë rast." tha Alibeaj

Ish-deputeti demokrat e gjen zgjidhjen e reformës në drejtësi përmës ndërhyrjes në ligjet që e rregullojnë këtë të fundit, qofshin këto ligjhe dhe me shumicë të cilësuar. Alibeaj jep dhe disa shemuj se ku mund të referohet kjo reformë.

"Porse duke bërë axhustime tek ligjet përkatëse të cilat rregullojnë sistemin e drejtësisë. Ligji për Ministrinë e Drejtësisë, ligji për Procedurën Penale, ligji për Procedurën Civile, atëherë do të duhet parë dhe do të duhet axhustuar pikërisht në këto ligje të cilat modelojnë pikërisht proceset gjyqësore. Kemi pjesë të sistemit gjyqësor të cilat funksionojnë më së miri. Gjykata Administrative, Gjykata e Krimeve të Rënda, atëherë shembuj të tillë do të duhet t’i transpozojmë edhe në pjesë të tjera të procesit gjyqësor. Kjo nuk bëhet me ndryshime kushtetuese." u shpreh Alibeaj

Në shtator nis reforma në drejtësi teksa opozita e përfaqësuar nga demokratët ka vendosur një numër kushtesh për të qenë pjesë integrale e saj. Së pari që procesi të udhëhiqet nga komisioni Venecias, së dyti që e drejta për shkarkimin e gjyqtarëve të mos jetë monopol veccse i Ministrit të drejtësisë dhe Kryeministrit dhe së fundmi shndërrimin e gjykatës së Lartë në Gjykatë karriere.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Veri Jug në Zall Herr, dhoma e zjarrit të nxjerrjes së rakisë

VIDEOLAJM/ Veri Jug në Zall Herr, dhoma e zjarrit të nxjerrjes së rakisë