'Droga' kreu i FRPD Kavajë thirrje
gjimnazistëve: Ejani në protestë!

'Droga' kreu i FRPD Kavajë thirrje<br />gjimnazistëve: Ejani në protestë!
Pas akuzave të bëra disa ditë më parë nga ish-kryetari i PD, Sali Berisha se në gjimnazin e Kavajës shitet drogë dhe se këtë drogë e shet Elvis Rroshi me drejtoreshën e gjimnazit, reagoi trupa pedagogjike e gjimnazit "Aleksandër Moisiu" Kavajë.
 
Kryetari i FRPD Arnold Kariqi deklaron se jemi në krah të gjimnazistëve të Kavajës, të kërcënuar më shumë se kurrë nga Shqipëria në kohën e kanabisit.
 
"Asnje kompromis me drogen! Ne krahe te Gjimnazisteve te Kavajes,te kercenuar me shume se kurre nga Shqiperia ne kohen e kanabisit. I madh e i vogel,me 18 Shkurt ne Tirane' shprehet ai.
 
Drejtoresha e kësaj shkolle Rovena Xaxa e quajti shpifje të mirëfilltë postimin në Facebook të Sali Berishës, duke shtuar se do ta ndjekë në rrugë ligjore këtë shpifje të ulët të ish-kryeministrit.
 
Xaxa deklaroi se në gjimnazin e drejtuar prej saj ky fenomen nuk ekziston. Por, kryetari i FRPD Kavajë i është përgjigjur drejtoreshës duke u bërë thirrje gjimnazistëve që të ngrihen në protestë në 18 Shkurt.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

 U hetua se lejoi kultivimin e kanabisit në Mallakastër, Gazmir Preçi 3 vite më pas Shef Antidroge në Durrës! Arrestohet për gjobëvënie ndaj pronarit të një lokali nate

U hetua se lejoi kultivimin e kanabisit në Mallakastër, Gazmir Preçi 3 vite më pas Shef Antidroge në Durrës! Arrestohet për gjobëvënie ndaj pronarit të një lokali nate