I arrestuari Petro allias Abedin Koçi është një emër i njohur në Sarandë dhe Delvinë. 47-vjeçari njihet në zonë si biznesmen në fushën e hotelërisë dhe restoranteve, ndërkohë që burime pranë policisë dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda, sqarojnë se ai mund të jetë aksioner në kompleksin “Santa-Quaranta” në Sarandë, për të cilën flitet se pjesën më të madhe e ka Kelmend Balili, i cilësuar si “Eskobari i Ballkanit” që tashmë është shpallur në kërkim për trafik droge nga Policia e Shtetit.
Gazeta “Shqiptarja.com” mëson se Abedin Koçi është djali i tezes së Kelmend Balilit. Banesat e tyrë në Delvinë janë afër me njëra-tjetrën. Pikërisht kjo lidhje familjare dhe pazaret për trafikun e drogës, kanë bërë që Koçi dhe Balili të drejtojnë trafikun së bashku dhe të mbizotërojnë mbi grupet e tjera kriminale në vend, duke u bërë kështu njerëzit që kishin krijuar ekskluzivitetin e trafikut të hashashit nga Shqipëria në Greqi, Itali e më tej.Arrestimi i Abedin Koçit është kryer nga forcat policore të antidrogës, të cilat në mesnatë kanë hyrë në banesën e tij dhe kanë bërë arrestimin e 47-vjeçarit.Gjatë momentit të arrestimit, ai nuk ka bërë asnjë rezistencë,por ka pohuar se nuk i ka bërë askujt keq.
/Shqiptarja.com