'Eksodi' kosovar,shtohen kontrollet
në pikat kufitare Serbi-Hungari

'Eksodi' kosovar,shtohen kontrollet<br />në pikat kufitare Serbi-Hungari
Serbia dhe Hungaria i kanë kërkuar Bashkimit Europian të bëjë diçka më tepër për të ndaluar “eksodin e emigrantëve” nga Kosova dhe kërkojnë azil politik në vendet perëndimore.
 
Sipas autoriteteve serbe janë shtuar kontrollet përgjatë kufiri Serbi-Hungari dhe janë të shumtë oficerët e xhandarmërisë që patrullojnë në zonat më të frekuentuara nga emigrantët e paligjshëm, gjatë rrugëtimit të tyre drejt BE-së.
 
Më shumë se 30,000 persona kanë kaluar në Hungari që nga shtatori i 2014-tës krahasuar me vetëm 6 mijë emigrant gjatë gjithë vitit 2013-të. Rregullat jo shumë të ashpra të Serbisë kanë lejuar kosovarët që udhëtojnë përmes territorit të saj drejt kufirit me Hungarinë në veri, duke synuar më pas vendet e bashkimit europian ku kanë mbushur kampet e emigrantëve. Njëri prej të larguarëve shprehet se po largohen pasi nuk kanë zgjidhje tjetër.
 
“Po largohemi nga Kosova sepse këtu nuk mund të gjejmë punë. Çfarë mund të bëjmë? Nuk ka punë, s’ka të ardhme. Nuk ka asgjë këtu. Ku janë politikanët që shqetësohen për popullin? Ata duhet to’i shohin njerëzit teksa largohen”.- shpreht një prej emigrantëve.
 
Shumica e tyre aplikojnë për azil politik dhe pëpiqen të fitojnë kohë për të bërë aplikimet gjatë kohës së dhënë nga autoritetet, që të vendosen në vendet e BE-së ku aplikohet viza shengen, sidomos në Gjermani dhe Zvicër. Autoritetet nga ana e tyre janë të paaftë për të shpjeguar rritjen e menjëhershme të numrit të emigrantëve ilegalë, ndonëse gjatë ditëve të fundit raportohet për ulje të konsiderueshme të këtij numri.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë/ Në dy qendra votimi në fshatin Kuç nuk ka nisur ende votimi! Në një QV u bë afishimi i listave sot

Zgjedhjet në Himarë/ Në dy qendra votimi në fshatin Kuç nuk ka nisur ende votimi! Në një QV u bë afishimi i listave sot