'Emigrantët', Basha: Shqipëria
s’ka kapacitete për t'i përballua

'Emigrantët', Basha: Shqipëria<br />s’ka kapacitete për t'i përballua
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është shprehur nga Vjena ku po merr pjesë në takimin e organizuar nga Partia Popullore Europiane mes krerëve të Partive simotra dhe Ministrave të Jashtëm të partive anëtare të PPE, se Shqipëria s’ka kapacitetet për të përballuar fluksin e emigrantëve sirianë.
 
Në këtë takim një vëmendje e veçantë iu kushtua situatës në Ballkanin Perëndimor, me theks të veçantë krizën e emigrantë në kufijtë e Greqisë, Maqedonisë dhe Shqipërisë.
  
Kryetari demokrat kërkoi mbështetjen e NATO-s dhe BE-së, pasi sipas tij, qeveria shqiptare i ka mundësitë e limituara për përballimin e situatës.
 
Ai ngriti edhe shqetësimin e riaktivizimit të elementëve kriminalë të trafikut të qenieve njerëzore.
 
Mundësitë e kësaj qeverie për të menaxhuar krizën e refugjatëve janë shumë të limituara. Së pari, për shkak të situatës së keqe të sundimit të ligjit e cila është përkeqësuar nga influenca e krimit të organizuar i cili po bëhet për të mobilizuar trafikimin e qenieve njerëzore përtej Adriatikut. Kjo mund të përkeqësohet akoma edhe më tej për shkak të infiltrimit të elementëve terroristë. Prandaj Shqipëria ka nevojë për mbështetjen e BE”, deklaroi Basha.   
 
Në takim të nivelit të lartë, marrin pjesë presidenti i PPE Joseph Daul, Kryetari i Komisionit për Punët e Jashtme në Parlamentin Europian, Elmar Brok si dhe Ministra të Jashtëm të BE janë pjesëmarrës në këtë takim i cili drejtohet nga Ministri i Jashtëm Austriak Sebastian Kurz.

Basha takon Daul: Zbatimi i dekriminalizimit, faktor stabiliteti në vend
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u takua dhe bisedoi në Vjenë me Presidentin e PPE Joseph Daul, kryetarin e  Komisionit për Punët e Jashtme në Parlamentin Europian, Elmar Brok me komisionerin per Zgjerim Johannes Hahn, ministrin e Jashtëm austriak, Sebastian Kurz etj.

Një nga çështjet kryesore të diskutuara në këtë takim ka qenë situata në Ballkanin Perëndimor. Basha i ka njohur bashkëbiseduesit me situatën në Shqipëri, krizën ekonomike që ka përfshirë vendin, korrupsionin galopant, refuzimin që mazhoranca i bën zbatimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, ecurinë e procesit të dekriminalizimit, Reformën në Drejtësi etj.

Shpirti i ligjit për dekriminalizimin po sfidohet akoma pa nisur punë, theksoi Basha duke përmendur shfaqjet e kryeministrit në krah të personave me precedentë kriminal, që nga ish-deputeti socialist Arben Ndoka, tek kryebashkiaku i Kavajës dhe Krujës, apo rasti flagrant i kthimit në Parlament të deputetit Armando Prenga i cili plagosi katër persona brenda në Komisariatin e Policisë.

Kryetari Basha theksoi faktin se, Edi Rama se largon dot nga Parlamenti Armando Prengën pasi deputeti i radhës është i dënuar me burg.

Duke shprehur shqetësimin se lidhja e Ramës me krimin dhe korrupsionin mbetet e fortë, Basha tha se dekriminalizimi që të zbatohet kërkon vullnet politik, gjë që tek

Kryeministri i vendit për shkak të lidhjeve të tij mungon. Zbatimi i ligjit te dekriminalizimit eshte njr kusht themelor për zgjedhje të lira dhe të ndershme, theksoi zoti Basha.

Raporti i OSBE/ODHIR-it për zgjedhjet e 2015-ës ishte një sinjal alarmi për shitblerjen e votës, intimidimin e votuesve, përdorimit të administratës, keqpërdorimit të Policisë së Shtetit etj. Kryetari i Partisë Demokratike ka theksuar se Shqipëria nuk mund të bëjë asnjë hap përpara pa zgjidhur problemin e rikthyer fuqishëm nga Edi Rama ne zgjedhjet e 2015-ës, të cilat u konsideruan si zgjedhje jo të lira dhe të ndershme.

Reforma në Drejtësi ishte një tjetër çështje e diskutuar në takimet e zotit Basha.

Lideri i opozitës ka shprehur shqetësimin për mungesën e vullnetit nga ana e mazhorancës për të bashkëpunuar në frymën e konsensusit politik, për të prodhuar një Reformë në Drejtësi, e cila lufton korrupsionin, pamundëson kapjen politike dhe vendosjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve në shërbim të qeverisjes, qeverisë apo Kryeministrit.

Rekomandimet e Venecias janë udhërrëfyesi më i mirë për Reformën në Drejtësi, theksoi zoti Basha.​

Redaksia online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ 'Bad Spin 3', kontrolle në disa subjekte, arrestohen 4 persona pasi luanin baste sportive online

Tiranë/ 'Bad Spin 3', kontrolle në disa subjekte, arrestohen 4 persona pasi luanin baste sportive online