'Epigonë të Androkli Kostallarit i
kërkojnë Ramës të ndërhyjë mbi shkencën"
Deputetja e PS-së Ledi Shamku Shkreli, e cila shpeshherë në media ka dalë me kritika ndaj standardit të ‘72-shit, dje është shprehur se: “Ndonjë nga historianët të qe zvetnuar prej ndeshtrashave të jetës kjo dihet, por që gjuhëtarë, a ish-gjuhëtarë, të ndiqnin vullnetarisht shorten e tij kjo nuk hamendej.
Deputetja e PS-së Ledi Shamku Shkreli, e cila shpeshherë në media ka dalë me kritika ndaj standardit të ‘72-shit, dje është shprehur se: “Ndonjë nga historianët të qe zvetnuar prej ndeshtrashave të jetës kjo dihet, por që gjuhëtarë, a ish-gjuhëtarë, të ndiqnin vullnetarisht shorten e tij kjo nuk hamendej. Këta përmes një letre plot pathos religjioz po i kërkojnë Kryeministrit të vendit të ndërhyjë politikisht mbi shkencën… (!) Epigonë të Androkli Kostallarit, ata po veprojnë sikundër Trofim Desinovič Lysenko që kërkonte vaktit mbështetjen e Stalinit për të manipuluar ose shtrembëruar proceset shkencore me qëllim mbërritjen e konkluzioneve të diktuara nga objektiva politike. E në këtë rast, meqenëse objektivat politike kanë rënë, këtyre neo-lisenkoistëve u shkon sak shprehja e Marksit se historia përsëritet gjithnjë dy herë, herën e parë si tragjedi dhe herën e dytë si farsë.
Po ndoshta më mirë kështu! Pas kësaj përshfaqjeje vulgare, gjuhësia shqiptare ka tani një tjetër shans të dekomunistizohet... Ndërsa në fragmentet e një komenti të gjatë, Ledi Shamku Shkreli shkruan që: “janë në fakt një sërë çështjesh konkrete mbetur pa zgjidhje si, rastet e çrregullta të zanores “ë” të patheksuar, rasti i shumësave të rrëmujshëm, rastet e përdorimit të shkronjës së madhe, drejtshkrimi i emrave të huaj, drejtshkrimi i huazimeve neolatine në shqipe për të cilat Çabej deri në fund nuk qe, e nuk qe në një mendje me drejtshkrimin etj.
Duke qëndruar te këto cështje konkrete dua të them se këto dhjetë vjet ka gjëlluar debat pikëpamjesh edhe në shtypin e shkruar, edhe në tryezat e pakta të akademikëve. Sjell në vëmendje se në tryezën e organizuar me Akademinë e Shkencave dhe praninë e gjuhëtarit Tullio De Mauro, Ardian Klosi diskutoi pikërisht mbi problemin e pazgjidhur të drejtshkrimit të “ë”-së, duke u shprehur kësisoj: “Le të qëndrojmë tek
ë-ja e patheksuar, drejtshkrimi i së cilës i shkakton dhimbje koke çdo shqiptari që ulet të shkruajë. Shkruhet
amtar apo
amëtar,
gjithçka apo
gjithëçka,
vetëvetor apo
vetvetor,
malësor apo
malsor e kështu me radhë? Nuk njoh asnjë njeri, përveç redaktorëve profesionistë ose disa mësuesve të gjuhës, që t’i shkruajnë siç i do drejtshkrimi rastet e vështira dhe të shumta të ë-ve të patheksuara. Të gjitha vështirësitë vijnë nga fakti se autorët e drejtshkrimit të 1972-shit këtu më njërën anë nuk e ndoqën parimin fonetik (dhe praktikisht nuk mund ta ndiqnin në mënyrë konsekuente), por më anë tjetër edhe përzierjen e tij me parimin morfologjik ose historik shpesh e bënë në mënyrë alogjike, me përjashtime e me kundërthënie të shumta....”
Shkrimi u publikua sot, 6 maj 2014 në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
44.7%
-
Gafë
50.6%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 4927
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spahiu: Berisha s’do koalicion opozitar sepse synon që të ngelet vetëm PD parti parlamentare
9 Janar, 22:47
-
VIDEO/ Lot dhe dhimbje, nuk ka fund makthi për Armando Brojën! Del nga fusha me barelë
9 Janar, 22:46
-
‘Frontline’/ Hoxha: PD në negociata me partitë e reja për t’u bashkuar në një front opozitar! Leka: Berisha po përgatit piramidën e alibive për humbjen
9 Janar, 22:34
-
Spahiu: Votuesit e PD dhe PS nuk ndikohen nga akuzat që SPAK bën për liderët e tyre politikë
9 Janar, 22:21
-
Miratohet ‘Paketa e Maleve’/ Kriteret për blerjen me 1 € të tokës shtetërore e investimi! 500 subjekte përjashtohen për 10 vite nga tatim-taksat
9 Janar, 22:19
-
Tiranë/ 69-vjeçari plagoset me mjet presës nga një 45-vjeçar, i moshuari goditi fillimisht me sende të forta
9 Janar, 22:05
-
Muça ironi: Organizatë kriminale është Dumani që heton Berishën, ndërsa ai që heton Veliajn është burrë i mirë
9 Janar, 22:01
-
‘Frontline’/ Elezi: Berisha patericë e Ramës, të dy sulmojnë SPAK! Kulluri: Prokuroria e Posaçme po kthen besimin te institucionet
9 Janar, 21:55
-
Me mjet luksoz me targa angleze, identifikohet i dashuri i vajzës që alarmoi policinë në 'Astir', blutë në kërkim të tij
9 Janar, 21:50
-
Zjarret në Kaliforni/ Investitori shqiptar me banim në Beverly Hills: Tension mes qytetarëve dhe shqetësim për përsëritjen e tyre
9 Janar, 21:38
-
Itali/ Sipërmarrësi shqiptar vritet me një plumb në vendin e punës, policia arreston bashkëatdhetarin si vrasës të dyshuar
9 Janar, 21:31
-
VKM/ Qeveria unifikon shpërblimet për Policinë e Shtetit, masa deri në 3 rroga! Tagrin e ka Proda, ja 8 kriteret se si përfitohet
9 Janar, 21:17