'Euro 2016',  Duka: Franca Favorite
e grupit, s'doja 'përballje shqiptarësh'

'Euro 2016',  Duka: Franca Favorite<br />e grupit, s'doja 'përballje shqiptarësh'
Presidenti i FSHF-së Armand Duka në një komunikim telefonik me Shqiptarja.com shprehet optimist pas shortit të fazës finale të “Francë 2016”. Në analizën e tij Duka thotë se në grupin A ku bën pjesë Shqipëria së bashku me Francën,Zvicrën dhe Rumaninë gjithçka është e hapur dhe të gjitha skuadrat kanë shanse.

Sipas numrit një të futbollit shqiptar Franca edhe si organizatore është favoritja për ta fituar grupin duke shtuar se e dëshironte një përballje me “gjelat”. Ndeshja e parë luhet më 11 qershor ndaj Zvicrës një derbi shqiptarësh dhe Duka sqaron” personalisht nuk e dëshiroja Zvicrën ën grup por kishte nga ata që e donim dhe një prej tyre është Taulant Xhaka i cili donte një përballje me vëllain e tij Granitin”.

Për Dukën kuqezinjtë kanë shanse të mira për ta kaluar fazën e grupeve. I pyetur për miqësoret që do luajë Kombëtarja, Duka tha:” Jemi në bisedime me Turqinë,Poloninë dhe Irlandën për miqësore në mars dhe po ashtu do zhvillojmë edhe miqësore në maj në prag të Europianit”.

Shqipëria do të sfidojë Francën, Rumaninë dhe vëllezërit shqiptarë nga Kosova të Zvicrës, përballje e cila do të jetë edhe ndeshje hapëse për kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri De Biasi. 

Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Gjermania, 93,39 milionë euro Shqipërisë për zhvillimin e sektorëve prioritarë

Gjermania, 93,39 milionë euro Shqipërisë për zhvillimin e sektorëve prioritarë