'Finalja', Malota: Kukësit i shkaktojmë
 humbjen e parë dhe fitojmë titullin

'Finalja', Malota: Kukësit i shkaktojmë<br /> humbjen e parë dhe fitojmë titullin
Nesër në 19:00 Partizani do të zhvillojë ndeshjen më të rëndësishme të kampionatit përballë Kukësit, pasi vendoset fati i titullit kampion.
 
Renato Malota shprehet i bindur për fitoren e tre pikëve. "Jemi gati për përballjen ndaj Kukësit, kjo ndeshje mendoj se ka ardhur në momentin e duhur.
 
Normalisht ata ende nuk kanë pësuar humbje në këtë kampionat, por kam bindjen se ndaj Partizanit do të pësojnë edhe humbjen e parë në kampionat ndaj nesh.
 
Po kalojmë një moment mjaft të mirë si ekip po ashtu edhe lojtarët po gëzojnë një gjendje optimale fizike dhe kam bindjen se nga kjo ndeshje do të dalim me rezultat pozitiv
" tha ai.
 
Ndeshja do të drejtohet nga arbitra të huaj dhe kjo është një gjë mjaft pozitive për Malotën.
 
"Faktikisht arbitrat na kanë penalizuar në mjaft ndeshje, jam i lumtur që këtë sfidë mjaft të rëndësishme do ta gjykojnë arbitra të huaj kështu që na mbetet ne si lojtar të tregojmë më të mirën, pastaj fusha do ta tregoj cili ekip është I denjë për të fituar titullin.
 
Ne do hyjmë në fushë për të bërë më të mirën, rezultatin e di vetëm zoti, por ne normalisht vetëm fitorja na bën punë
".
 
Në fund edhe një koment për sulmin e Kukësit. ”Përsa i përket Pejiç, mendoj se përballë meje nuk ka arritur t'ia dalë, por përgjigjen më të mirë dua ti a lë në fushën e lojës.
 
Për ne kjo është finalja e sezonit, nuk kemi asnjë alternativë tjetër përveç fitores, personalisht e njoh mjaft mirë lojën e Kukësit, pikat e forta dhe të dobëta që ata kanë dhe kam bindjen se do të dalim me kokën lart nga kjo sfidë. Do të jetë një ndeshje mjaft e fortë.
 
Në përballjen e luajtur në Elbasan ne kemi zhvilluar nje ndeshje perfekte dhe meritonim fitoren, pasi na u mohua edhe një gol.
 
Besoj se edhe të premten do të japim më të mirën dhe të fitojmë 3 pikët. Nuk kemi aspak frikë nga sulmuesit e Kukësit, të vetmit që mund ti trembemi është Ekuban dhe për fatin e mirë e kemi në skuadër, ai është një prej sulmuesve më të mirë që luan në kampionatin shqiptar
" përfundoi ai.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

 Të paktën 19 të vdekur dhe 'shumë të zhdukur' nga përmbytjet në Bosnje

Të paktën 19 të vdekur dhe 'shumë të zhdukur' nga përmbytjet në Bosnje