'Galdini', PD: Shëndetësia e lidhur
me krimin, kërcënohet denoncuesi  

'Galdini', PD: Shëndetësia e lidhur<br />me krimin, kërcënohet denoncuesi  
TIRANE - Partia Demokratike ka dalë në mbrojtje të Arjan Galdinit pasi ky i fundit ka reaguar duke thënë se është kërcënuar që nëse vazhdon me denoncimin e rastit të shëndetësisë do të përfundojë njësoj si Sokol Olldashi.
 
Në një deklaratë për mediat nga selia blu sekretarja për Shoqërinë Civile Nevila Xhindi tha se kërcënimi ndaj denoncuesit është provë e pastër e faktit se shëndetësia është kapur nga një klan mafioz i lidhur me kryeministrin e vendit.
 
“Kjo skemë, jo vetëm ka uzurpuar shërbimet dhe të gjitha burimet financiare, por tenton të mbyllë edhe gojën e atyre që dëshmojnë, që akuzojnë me fakte” tha Nevila Xhindi.
 
Pak ditë më parë Arian Galdini përfaqësues i shoqërisë civile denoncoi rastin e një të afërmi të tij, pacient i kuruar në QSUT dhe më pas i nisur për kurime në Turqi, i cili sipas Galdinit nga analizat e bëra në Turqi rezultonte se kishte marrë mjekim të gabuar në Tiranë. Për këtë rast Galdini tha se kishte edhe prova. Sot Ministia e Shëndetësisë bëri një njoftim publik duke i kërkuar Galdinit që dokumentacionin ta dorëzonte në cilësinë e provës për të bërë të mundur verifikimin e plotë të rastit.
 
Galdimi ka thënë se ai është kërcënuar që për rastin e denoncuar nëse do të vijojë do të ketë të njëjtin fund si Sokol Olldashi dhe pikërisht për këtë ka reaguar edhe PD nëpërmjet Nevila Xhindit. 

Më poshtë deklarata e plotë e Nevila Xhindit
Kanosja e bërë ndaj aktivistit të shoqërisë civile, Arian Galdini, pas denoncimit të tij publik në lidhje me një skandal të paprecedentë në shëndetësi, është një kambanë alarmi për shoqërinë dhe vendin.

Aktivisti i shoqërisë civile solli dëshminë e tij për një rast konkret, tronditës në lidhje me korrupsionin në shëndetësi, dhe me trajtimin kriminal të pacientëve.
Galdini solli publikisht fakte dhe argumente për të mbrojtur pretendimin e tij.

Dëshmia publike e aktivistit të shoqërisë civile u pasua fillimisht nga heshtja kriminale e Ministrisë së Shëndetësisë, e cila nuk bëri asnjë transparencë, asnjë llogaridhënie për akuzën konkrete dhe për rastin konkret, me emra konkretë e rrethana konkrete.

Heshtja e autoriteteve është sjellje e njohur tashmë e qeverisë Rama, sjellje që ka marrë e merr në mbrojtje skemat korruptive dhe emërimet kriminale.
Pas denoncimit publik me fakte e argumente, sipas një mekanizmi mirëfilli mafioz, vjen kërcënimi me jetë i denoncuesit, i personit që pati kurajon të zbulojë të vërtetën dramatike të gjendjes skandaloze, abuzive, të përfitimit kriminal financiar në kurriz të qytetarëve.

Kërcënimi i denoncuesit është dëshmi e pastër e faktit se shëndetësia është kapur nga një klan mafioz i lidhur me kryeministrin e vendit. Kjo skemë, jo vetëm ka uzurpuar shërbimet dhe të gjitha burimet financiare, por tenton të mbyllë edhe gojën e atyre që dëshmojnë, që akuzojnë me fakte.

Partia Demokratike e dënon kërcënimin e bërë ndaj z. Galdinit dhe i kërkon Policisë dhe Prokurorisë ta zbardhin sa më shpejt ngjarjen, të gjejnë autorët dhe porositësit, të cilët gjenden në krye të shëndetësisë.

Ne inkurajojmë çdo përpjekje të shoqërisë civile e të qytetarëve, për të denoncuar e dëshmuar për korrupsionin dhe kapjen e shëndetësisë nga mafia pranë Edi Ramës.

Redaksia Online
(F.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë