Gazetarja dhe pedagogia, Ernestina Halili është nderuar me çmimin për librin poetik më të mirë të vitit 2017.
Çmimi i është dorëzuar në panairin kombëtar të librit “Fieri 2017” për vëllimin 'Gjâma e erës', i cili na çon nëpër kohë, duke na zbuluar gjurmët etnografike të një të folmeje, gati të harruar e duke na sjellë një ritëm dhe muzikalitet të brendshëm.
Në qytetin e Fierit është mbajtur edicioni i katër i Panairit Kombëtar të Librit ku janë ndarë pesë çmime të rëndësishme për prurjet më të mira të vitit në disa gjini letrare.
Fitues të këtij edicioni u shpallën Vladimir Marku, Erenestina Halili, Shkëlzen Zalli, Monika Stafa dhe Odise Plaku.
Vladimir Marku është shpërblyer për romanin më të mirë, me motivacion: Për romanin ‘Gladis’, i cili sjell një spektër të tërë ngjyrimesh emocionale dhe karaktere që nisin nga e veçanta për të prekur universalitetin. Çmimi për librim më të mirë për fëmijë i është ndarë Shkëlzen Zall, Monika Stafa ka fituar çmimin për librin publicistikë/studimor më të mirë për librin "Kod" e ndërsa libri 'Tri ndodhitë e Orikut', i Odise Plaku ka fituar çmimin e veçantë.

(Erenestina Halili)
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com