'Gjin Gjoni', shkaku i shkarkimit të 
Çefës e Lelçajt, promovuan shkelje!
Raporti/Ja shkeljet e anëtarëve të KLD

'Gjin Gjoni', shkaku i shkarkimit të <br />Çefës e Lelçajt, promovuan shkelje!<br />Raporti/Ja shkeljet e anëtarëve të KLD
TIRANE- Promovimi që Këshilli i Lartë i Drejtësisë që i ka bërë gjyqtarit Gjin Gjoni duket se ka qenë edhe shkaku kryesor i shkarkimit të Elvis Çefës dhe Lulzim Lelçajt. Në raportin e publikuar nga komisioni hetimor, listohen disa shkelje që i janë konstatuar nga deputetet ku strumbullari i tyre ka qenë promovimi i anëtarit Gjin Gjoni. Këto shkelje konsistojnë në emërimin që i është bër Gjin Gjonit si anëtar i Këshillit të Shkollës së Magjistraturës, emërimi i Neshat Fanës në krye të Shkollës së Magjistraturës ushtrimi i detyrës së tij në konfliktin e interesit etj.

“Pas shkarkimit (lirimit) të anëtarit të Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës, z.Sokol Binaj, Këshilli i Lartë i Drejtësisë procedoi me zgjedhjen e anëtarit të ri të Këshillit Drejtues të Shkollës. Nga shqyrtimi i procesverbalit të mbledhjes, rezulton se nga anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë është propozuar në këtë detyrë z. Gjin Gjoni, anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, i cili vetëm disa minuta më parë kishte votuar pro shkarkimit të z. Sokol Binaj.
 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim

Kapiteni Elseid Hysaj: Goli i dytë na 'preu' këmbët, edhe mund të fitonim