“Karriera politike e Saimir Tahirit ka marrë një goditje shumë të rëndë. Qeveria Rama ka marrë një goditje shumë të rëndë, është goditur imazhi i kësaj qeverie. Po të kthehemi pas në kohë, tek akuzat që na duheshin për përfshirjen e grupeve kriminale, në këtë rast këto akuza gjejnë një zgjidhje. Rama ka aq kanale sa për ti ndaluar këto ngjarje, edhe ai ka përgjegjësi”, tha analisti.
Më tej, ai është treguar tepër i ashpër me opozitën, teksa iu ka kërkuar përfaqësuesve të saj të heshtin. Yzeiri tha se hetimi duhet të fillojë pikërisht nga politikanët, nga ata që kanë abuzuar me shqiptarët. Sipas tij, e gjithë klasa politike duhet të bëjë ‘mea culpa’ dhe të tërhiqet, në mënyrë që të krijohen institucione të forta që të bëjnë gjithë skanimin e klasës politike.
“Heshtni se na e shpifët, policia duhet të fillojë hetimit nga politikanët. Të gjithë ata që kanë abuzuar me shqiptarët duhet të vihen para drejtësisë. Sot Romeo Karaj dorëzoi një dosje tjetër në Prokurori dhe akuzon me emra e fakte dëmin e 39.5 milionë euro. Nuk dua të marrë në mbrojtje Tahirin apo Ramën, por duhet e gjithë klasa politike të bëjë një ‘mea culpa’ të vërtetë, të tërhiqet, të ulet me ndërkombëtarët për të krijuar institucione të forta, në mënyrë që të bëhet një skanim i klasës politike”, shtoi Yzeiri.












