PRISHTINE - Tre pjestarët e tjerë të Grupit të Drenicës, Hysni Thaçi, Zeqir Demaku dhe Jahir Demaku që ndodhen në qendrën e paraburgimit të Prishtinës, kanë hyrë në grevë bashkë me disa të paraburgosur të tjerë në shenjë proteste kundër vendimit të EULEX-it për transferimin e pjestarëve të Gruit të Drenicës në burgun e Mitrovicës. Ndërkohë dhjetëra protestues vazhdojnë të qëndrojnë në hyrjen e qendrës universitare të Kosovës në mbrojtje të “Grupit Drenica” dhe protestuesit janë shprehur se pritet të bashkohen edhe qindra protestues të tjerë. 

Sami Lushtaku, Sahit Jashari dhe Ismet Haxha u arratisën të martën nga qendra klinike universitare e Prishtinës ku mbaheshin nën arrest, një ditë pasi gjykata vendosi që të akuzuarit për krime lufte të transferoheshin në burgun e Mitrovicës, ku personeli dhe të burgosurit e tjerë janë serb. Situata në qendrën klinike ku ishin shtruar pjestarët e grupit të Drenicës ishte tensionuar, pasi ata kishin refuzuar të transferoheshin në burgun e caktuar nga gjykata.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)