Ekstradimi i Nezar Seitit, i njohur si financieri i grupit kriminal “Habilaj” që trafikonte drogë drejt Italisë, ka sjellë përplasje mes prokurorisë dhe avokatit të Seitit. Pak ditë më parë, gjykata caktoi 20 ditë burg për Seitin dhe më datë 14 nëntor skadon ky afat dhe Nezar Seiti do duhet të ekstradohet drejt Italisë.

Por në një reagim për ReportTv avokati i Seitit, Detar Hysi, shprehet se prokuroria ka depozituar një kërkesë në shkelje ligjore, ku kërkon zgjatje afati dhe pse fillimisht vetë kërkoi ekstradim.

Po sipas Hysit ata janë dakord për ekstradimit drejt Italisë dhe do të kundërshtojnë në seancën e datës 8 nëntor kërkesën e akuzës për zgjatje të arrestit me burg në Shqipëri.

d.c./shqiptarja.com