Festa e Vjeljes së Rrushit- Festivali “Hardh Fest”, edicionin e kaluar shënoi një pjesëmarrje të pazakontë me mbi 32 mijë vizitorë nga mbarë bota.
Por ndërsa vitin e shkuar festivali u mbajt për 3 ditë, organizatorët kanë publikuar lajmin se këtë vit HardhFest 2017, do të mbahet për 4 ditë.
Festa e Vjeljes se Rrushit “HardhFest 2017” do të mbahet më datë 7, 8, 9 dhe 10 shtator, në Rahovec. Edhe ky edicion, do të organizohet nën patronatin e Komunës së Rahovecit dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe gjithashtu do të përkrahet edhe nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Partneret e Festivalit.
“Hardh Fest” këtë vit do të sjellë edhe shumë risi.
Qëllimi i festës së vjeljes së rrushit “HardhFest”, është promovimi i rajonit vreshtar te luginës se Rahovecit, Vertarisë Rakisë, trashëgimisë shpirtërore dhe kulturore si dhe turizmin rural ne Kosove. Gjithashtu, Hardh Fest, për qëllim ka të ruaj traditat dhe zakonet e lidhura me vreshtarin, verën dhe enologjinë, promovim dhe fuqizim i bashkëpunimit dhe lidhjeve ne te gjithë zinxhirin e prodhues, si dhe mundësi për promovim te turizmit rural te Komunës së Rahovecit në Kosovë, Rajon dhe mbarë Botën.
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com