Report Tv ka siguruar foto dhe video nga Gjykata e Elbasanit, ku shihet të jetë ‘blinduar’ nga uniformat blu, të cilët mësohet se kanë shtuar sigurinë në të gjitha institucionet e drejtësisë. Hasanpapaj qëlloi më 2016 mbi një automjet tip Golf, ku brenda ndodheshin Florenc Çapja dhe Bledar Muça, dy emra të njohur të botës së krimit.
Ndërkohë, pak ditë më parë Report Tv mësoi se hetimi për dosjen e 20-vjeçarit Hasanpapaj kishte marrë një kthesë të fortë, teksa Prokuroria e Elbasanit kishte zbutur akuzën ndaj tij.
(Shkëlzen Hasanpapaj duke u larguar pasi ka qëlluar Çapjat)
Dosja hetimore që nisi me shumë vrull nga akuza për veprën penale të “Vrasjes në rrethana cilësuese” mbetur në tentativë ndaj Çapjat dhe Muçës është pushuar dhe ndaj të riut Hasanpapaj. Tashmë nga Prokuroria janë ngritur akuza më të lehta si e “Kanosjes me armë”, “Armëmbajtje pa lejë” si dhe ajo “Plagosjes së lehtë me dashje” në dëm të Bledar Muçës dhe efektives së policisë Matilda Kërmezi.
(Forcat e policisë para Gjykatës së Elbasanit)
d.c./shqiptarja.com