'Holandezët mbetje fashiste',Donald
Tusk:Turqia jashtë realitetit

'Holandezët mbetje fashiste',Donald<br />Tusk:Turqia jashtë realitetit
Duke i konsideruar holandezët mbetje fashiste, Turqia është shkëputur tërërsisht nga realiteti, kështu u shpreh presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk.

Deklaratat e Tusk vijnë në kohën kur tensionet mes Turqisë dhe Europës janë përshkallëzuar për shkak të fushatës që Ankaraja po zhvillon për referendumin që synon ta shndërrojë vendin në republikë presidenciale.

Kreu i Këshillit të Europës u shpreh se Holanda është një vend i lirisë dhe demokracisë.

Presidenti Erdogan pak ditë më parë e konsideroi qeverinë holandeze mbetje naziste duke e akuzuar edhe për masakrën e Srebrenicës.

Reagime të tilla vijnë pasi disa shtete europiane kanë ndaluar që zyrtarët turq të zhvillojnë tubime për arsye sigurie.

Ankarja ka ndërmarrë fushatë në të gjithë Europën për të bindur shtetasit e saj që të votojnë në referendumin e prillit.

Ndërkohë, në një tjetër zhvillim, llogaritë në “Twitter” të disa organizatave të rëndësishme, përfshi “Amnesty International”, “Unicef USA” dhe “BBC North America”, u sulmuan nga piratët kompjuterikë, të cilët pretendojnë se mbështesin qeverinë turke.

Turqia është një partner i rëndësishëm në marrëveshjen për kufizimin e hyrjes së emigrantëve në BE por ka kërcënuar se do ti hapë dyert nëse Unioni nuk i përmbush zotimet për ndihmë, për udhëtim pa viza dhe nëse nuk përshpejton bisedimet e anëtarësimit të Turqisë në Bllok. 

Ndërsa pak ditë më parë ministri turk për çështjet europiane u shpreh se do të rishihej marrëveshja për emigrantët.


Redaksia online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Notoi në lumin Sena për garën e Lojërave Olimpike, atletja ndan eksperiencën: Pashë gjëra që as dua t’i mendoj

Paris 2024/ Notoi në lumin Sena për garën e Lojërave Olimpike, atletja ndan eksperiencën: Pashë gjëra që as dua t’i mendoj