'In extremis’ Hollande mund të
rikandidojë për president të Francës

'In extremis’ Hollande mund të<br />rikandidojë për president të Francës
Vetëm një muaj e gjysmë nga raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Francë, kreu aktual i shtetit, mendon të jetë sërish pjesë e garës për të evituar një fitore të mundshme të Le Pen.

Një surprizë e vërtetë në garën presidenciale në Francë: Francois Hollande është i gatshëm që të kandidojë sërish "in extremis" për të qenë kreu i shtetit dhe për një mandat tjetër. Lajmi është publikuar nga e përditshmja franceze "Le Parisien", e cila shton se ai ka mbledhur ndërkohë 500 firmat që i duhen.

Në një fjalim në fillim të muajit dhjetor në një fjalim para francezëve, ai deklaroi se nuk kishte ndërmend të rikandidonte në zgjedhjet e pranverës, në një kohë që popullariteti i tij shënonte rënie drastike.

Zgjedhjet presidenciale në Francë me të vërtetë janë një surprizë pasi kandidatët janë përballur me plot skandale duke përmendur këtu Fillon apo dhe Marinë Le Pen.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike