'Jeruzalemi', Shehu: Shqipëria hapa
pas, Bushati: Nuk ndryshojmë politikë

'Jeruzalemi', Shehu: Shqipëria hapa<br />pas, Bushati: Nuk ndryshojmë politikë<br>
“Qëndrimi ynë në Konferencën Islamike ishte kundër politikës së SHBA. U bënë hapa negativë nga vendi ynë në këtë drejtim. Qëndrimi i Shqipërisë në Konferencën Islamike u bë pa i konsultuar”. Kështu u shpreh deputeti i PD, Tritan Shehu sot në Kuvend, duke i kërkuar shpjegime ministrit Bushati për pjesëmarrjen e Shqipërisë në Konferencën Islamike një ditë më parë ku u dënua njohja e Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit. Shehu ngriti shqetësimin se pala shqiptare nuk u konsultua për këtë çështje dhe kjo rrezikon të cenojë marrëdhëniet me SHBA, pasi Uashingtoni ka vendosur të njohë Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit. 

Pas këtij qëndrimi, i menjëhershëm ka qenë reagimi i ministrit të Jashtëm, Ditmir bushati, i cili tha se Shqipëria nuk ka ndryshuar qëndrim për çështjen  e Palestinës. "Nuk ka një qëndrim të ri nga ana e Shqipërisë. E kemi bërë këtë diskutim edhe për Palestinën në OKB me shumë prej jush. Është i njëjti qëndrim që Shqipëria ka mbajtur në OKB, në lidhje me 4 rezoluta të Këshillit të Sigurimit, rezoluta detyruese që i referohen 1967-s, në përputhje me linjëzimin tonë të politikës së jashtme 100% me atë të Bashkimit Evropian. E përsëris edhe një herë, thjesht për informacionin tuaj dhe kërshëri shkencore: në Organizatën e Bashkëpunimit Islamik nuk votohet”, u shpreh ministri Bushati. 

 

Bushati tha se Shqipëria është anëtarësuar në Konferencën Islamike në vitet kur qeveriste Sali Berisha. Ai tha se festa për në punimet e djeshme të Konferencës Islamike kanë qenë për Presidentin dhe ministrin e Jashtëm, por Shqipëria është përfaqësuar nga ambasadori shqiptar në Turqi, Genti Gazheli. “Së pari, anëtarësia jonë në konferencën islamike që tani është Organizatë e Bashkëpunimit Islamik daton në vitin 1992. Unë kam qenë gjimnazist dhe ju keni qenë në qeveri. Historia është shumë interesante. Nëse dëshironi mund të bëjmë edhe një seancë për këtë çështje. Shqipërinë në këtë konferencë e ka anëtarësuar zoti Berisha. Niveli ynë i përfaqësimit tradicionalisht ka qenë jo politik. Ftesat kanë qenë për Presidentin dhe Ministrin e Jashtëm, por niveli ynë i përfaqësimit dihet. Në përputhje me Konventën e Vjenës, Presidenti, Kryeministri, Ministri i Jashtëm dhe ambasadori kanë plotfuqishmëri. Kjo është edhe arsyeja përse ai quhet i plotfuqishëm. Nuk do të vijë asnjëherë në Komision Ambasadori për të marrë mendim për këtë çështje", tha Bushati. 

Duke iu drejtuar deputetit demokrat, Bushati theksoi se ka katër rezoluta detyruese të Këshillit të Sigurimit për çështjen e Palestinës. Sipas tij, qëndrimi i Shqipërisë përputhet me atë të OKB dhe Bashkimit Europian. "Nëse i referoheni vitit 1967, mund t’ju them se ka 4 rezoluta detyruese të Këshillit të Sigurimit. Mbi bazën e Kartës së OKB-së, Këshilli i Sigurimit ka rezoluta detyruese. Ky është qëndrimi i Bashkimit Evropian. Ky ka qenë tradicionalisht qëndrimi i Shqipërisë. Persona të ndryshëm më kanë pyetur përse nuk jemi shprehur. Por unë mund t’ju them që kjo qeveri nuk vuan nga gjigandomania që për çfarëdo lloj gjëje që shfaqet, qeveria të dalë me një qëndrim, duke pasur parasysh se qëndrimi i qeverisë shqiptare në këtë rast është ai qëndrim i pandryshuar ndër vite, i reflektuar tek vota jonë në OKB, në linjë me qëndrimin e Bashkimit Evropian", tha Bushati. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Tiranë, 22 vjeçari merret forcërisht nga lokali e dhunohet në Shëngjergj nga babai i ish-të dashurës, vëllai i tij dhe kushëriri

Tiranë, 22 vjeçari merret forcërisht nga lokali e dhunohet në Shëngjergj nga babai i ish-të dashurës, vëllai i tij dhe kushëriri