Përplasja e përgjakshme mes policisë dhe një grupi të armatosur në Greqi, dalin pamjet (VIDEO)

 

Mediat greke kanë publikuar pamje nga ngjarja e rëndë që ka ndodhi mbrëmjen e djeshme në vendin fqinj, me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e 7 të tjerëve, mes të cilëve 6 prej tyre ishin policë të forcave DIAS.

Mediet greke njoftojnë se sipas burimeve policore, efektivët i kanë bërë sinjal shoferit të një makine, i cili ndodhej brenda me dy persona të tjerë, të ndalonte për kontroll. Por, drejtuesi i mjetit nuk ka respektuar urdhrin për të ndaluar, duke i dhënë gaz makinës për t’u larguar.

Si rrjedhojë ka nisur një përndjekje nga ana e policisë që përfundoi në rrugën "Eldidos".


Lajmi kryesor:

Përplasje me armë mes policisë dhe një grupi të armatosur në Greqi, 1 i vdekur dhe 7 të plagosur, mes tyre 6  efektivë (VIDEO)


K.T./KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Scholz: Lufta në Ukrainë mund të zgjasë disa vite

Scholz: Lufta në Ukrainë mund të zgjasë disa vite