Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur që të dënojë me 7 vite burg tre të rinjtë të cilët inskenuan marrjen peng të vajzës së një biznesmeni ku në këmbim të lirisë së vajzës i kërkuan 400 mijë euro.
Tre minorenët, pjesë e të cilëve ishte edhe vetë vajza e biznesmenit, janë shpallur fajtor për akuzën e “Shtrëngimit me anë të kanosjes për marrjen e pasurisë”.
Sipas të dhënave dy prej tyre janë gjykuar me masën e sigurisë “Arrest me burg” dhe vendimi që është marrë përfundimisht i ka nxjerrë ata nga qelia.
Sipas të njëjtave burime, bëhet e ditur se, Gjykata e Krimeve të Rënda ka pezulluar edhe ekzekutimin e dënimit me burg, duke vendosur ndaj tyre lirinë me kusht.
Në këtë ngjarje u përfshi vajza e biznesmenit, i dashuri i saj dhe miku i tyre.
Fillimisht Orjon Hoxha u dënua me 2 vjet e 6 muaj burg, Kris Gjore me 2 vjet burg dhe Nensi Ç., me 2 vjet e 6 muaj burg, por pas përfitimit të uljes s një të tretës për shkak të gjykimit të shkurtuar, gjykata id ha liri me kusht për një periudhë 3- vjeçare Orjon dhe Nensi, ndërsa Kris për 2 vjet.
Të rinjtë pretenduan se kishin bërë thjeshtë një lojë, por togat e zeza nuk e konsideruan këtë dëshmi si të vërtetë.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com