Ministri Minniti do të zhvillojë takime me homologun Fatmir Xhafa, kryeministrin Edi Rama dhe presidentin e Republikës Ilir Meta.
Në kuadër të kësaj vizite, në Pallatin e Kongreseve do të zhvillohet edhe ‘Konferenca e përbashkët mbi raportin përmbyllës së misionit të monitorimit ajror për vitin 2017, në luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike’, ndërmjet Policisë së Shtetit, Policisë italiane dhe Misionit të BE-së.
Report Tv zbuloi dje ekskluzivisht raportin e Guardia Di Finanzas, që do të bëhet publik këtë të premte nga ministri i Brendshëm italian, Marco Minniti.
Axhenda e ministrit italian sot në Shqipëri
Ora 10:00 Takim i ministrave Xhafaj-Minniti, në Ministrinë e Brendshme
Ora 11:00 Takim i ministrit të Brendshëm italian me Presidentin e Republikës, në Presidencë
Ora 11:30 Konferenca përmbyllëse e “Misionit të monitorimit ajror 2017 në luftën anti-kanabis.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com











