'Kreu i PD', Patozi:Basha zgjodhi
farsën jo garën, po asgjëson PD

'Kreu i PD', Patozi:Basha zgjodhi<br />farsën jo garën, po asgjëson PD
Astrit Patozi ka shpërthyer në akuza kundër kryetarit të ngrirë të PD, Lulzim Basha, pasi ky i fundit nuk pranoi që të jepte dorëheqjen, që ishte një nga kushtet e ish-n/kryetarit të PD për pjesëmarrjen në garën që do të zhvillohet në 22 Korrik.
 
Patozi në një status në faqen e tij në Facebook, shprehet se Basha e prishi garën, vendosi të ruajë si monopol aksesin tek lista e anëtarësisë dhe vrau çdo mundësi për të analizuar humbjen e thellë në 25 qershor.
 
Ai akuzon Bashën se është i vendosur t'i shkojë deri në fund, sikur e quan ai, kësaj maskarade zgjedhore, e cila nisi me shkelje të rënda të librit të rregullave të PD.
 
Patozi: Demokratët të reagojnë, Basha po asgjëson PD
Ish-nënkryetari i PD thotë se pas refuzimit të Bashës për një proces të barabartë, demokratëve u lind e drejta e çdo lloj forme reagimi për të mos lejuar rrëmbimin pa garë të mandatit të kryetarit.
 
Pas kësaj, demokratëve u lind e drejta e çdo lloj forme reagimi për të mos lejuar rrëmbimin pa garë të mandatit të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, personi që e çoi atë në humbjen më të rëndë të historisë së saj dhe po e çon me bindje drejt shkatërrimit përfundimtar.
 
Lulzim Basha pasi shkatërroi PD dhe të djathtën në zgjedhje, po vazhdon me asgjësimin përfundimtar të asaj, që mbeti prej tyre për shkak të tij
”.
 
Zgjedhjet, në orën 19:00 mblidhet Kryesia e PD
Mbrëmjen e sotme në orën 19:00 është parashikuar që të mblidhet Kryesia e Partisë Demokratike.
 
Në mbledhjen e sotme në rendin e ditës është; Miratimi i kandidaturave për kryetar të Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe ngritja e Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit te Operacioneve Elektorale.
 
Në mbledhje pritet që të vendoset nëse do të pranohet kandidatura e Astrit Patozit, i cili deklaroi se nuk do të marrë pjesë në garë nëse Basha nuk jep dorëheqjen. 

Deklarata e Astrit Patozit
Kryetari i vetëngrirë i PD, Lulzim Basha, mori sot të gjitha përgjegjësitë për prishjen e një gare të drejtë, duke refuzuar pothuajse të gjitha kërkesat tona të arsyeshme për zhvlimin e një procesi të paanshëm, gjithëpërfshirës dhe të pandikuar.
 
Lulzim Basha nuk pranoi të japë dorëheqjen dhe as të lëshojë zyrën, si kushti minimal për t'i dhënë garës paritet në start; vendosi të ruajë si monopol aksesin tek lista e anëtarësisë si dhe po vrapon të zhvillojë zgjedhje të nxituara për të mos u dhënë mundësi të tjerëve të bënin një fushatë normale.
 
Vrau çdo mundësi për të analizuar rezultatin dhe për të gjetur arsyet kokëforta të humbjes së thellë të PD me 25 qershor. Në këto kushte, kur nuk garantohen as elementet bazikë për zhvillimin e
një konkurrimi normal, Lulzim Basha mbetet sot përgjegjësi i vetëm, jo vetëm për rezultatin katastrofik të PD në zgjedhje, por dhe për bllokimin e një gare, që do t' i jepte asaj shansin e vetëm për t'u ringritur.
 
I kërkova kandidatit Lulzim Basha të çlironte PD nga marrja peng e procesit të reflektimit dhe të garës së drejtë brenda nesh. Nuk lëvizi as gishtin për të reaguar, por duket se është shumë i vendosur t'i shkojë deri në fund kèsaj maskarade zgjedhore, e cila nisi me shkelje të rënda të librit të rregullave të PD.
 
Ky ishtë detyrim i panegociueshëm që procesi të kthehej në shina statutore. Kjo nuk ndodhi. Bashkë me të edhe edhe të gjitha kërkesat e tjera. Ndaj është fare e qartë për të gjithë, Lulzim Basha ka marrë përsipër nisjen dhe përfundimin e një farse të shëmtuar elektorale, që thellon akoma më shumë përçarjen dhe krizën e thellë të PD.
 
Pas kësaj, demokratëve u lind e drejta e çdo lloj forme reagimi për të mos lejuar rrëmbimin pa garë të mandatit të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, personi që e çoi atë në humbjen më të rëndë të historisë së saj dhe po e çon me bindje drejt shkatërrimit përfundimtar.
 
Lulzim Basha pasi shkatërroi PD dhe të djathtën në zgjedhje, po vazhdon me asgjësimin përfundimtar të asaj, që mbeti prej tyre për shkak të tij.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre