'Lazarati', furnizoi me armë grupin e
zjarrit, lirohet pak orë pas arrestimit 

'Lazarati', furnizoi me armë grupin e<br />zjarrit, lirohet pak orë pas arrestimit 
Do të shpallej në kërkim si personi që furnizoi me armë grupin e zjarrit dhe vëllezërit Arbjon e Alban Aliko të dyshuar për vrasjen e efektivit të RENEA-s Ibrahim Basha qershorin e këtij viti në Lazarat, por fiton lirinë pas 24 orëve.

Është kjo historia e 46-vjeçarit Asqeri Gaba nga Lazarati i cili dhe pse qëndroi 5 muaj në listën e të kërkuarve ka mundur të bindë drejtësinë për tu hetuar në gjendje të lirë.

Kërkimet 5 mujore dhe akuzat për Asqeri Gaba.
Dëshmia e Klodian Selimit një prej të arrestuarve si pjesëtar i grupit të zjarrit të dyshuar për vrasjen e Ibrahim Bashës do të përfshinte Gabën në listën e të hetuarve.
 
Shqiptarja.com risjell dëshminë e Selimit dhënë 6 muaj më parë.
"Natën që është vrarë polici, mësove se armët do tua sillte Asqeri Gaba, Elvis Boci dhe Bajram Boci kanë qenë së bashku me shtetasit Arbjon e Alban Aliko dhe Elson Kazma ditën e goditjes ndaj policisë, të mërkurën më datë 24.06.2015”.

deshmia gaba


Ndërkohë policia 4 ditë më parë njoftonte arrestimin.

Më datë 07.11.2015, u ndalua shtetasi në kërkim Asqeri Gaba, vjeç 46, banues në fshatin Lazarat, pasi Gjykata e Shkallës Parë për Krimet e Rënda, me vendim nr. 193, datë 29.04.2015, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Vrasje e punonjësit te policisë e mbetur ne tentativë”. 

njoftimi i policise gaba

Gjashtë muaj pas vrasjes së Ibrahim Bashës drejtësia ende nuk ka mundur të identifikojë autorët e krimit duke bërë që dhe dëshmij e një prej personave okular të kthehet e pavlefshme, ndërsa si të dyshuar për këtë krim pas hekurave janë 7 persona mes tyre dhe vëllezërit Arbjon e Alban Aliko.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim