'Lazarati', Krimet e Rënda lënë në 
burg 3 anëtarë të 'grupit të zjarrit'Video/ Ja aksioni per kapjen e Alikove

'Lazarati', Krimet e Rënda lënë në <br />burg 3 anëtarë të 'grupit të zjarrit'Video/ Ja aksioni per kapjen e Alikove
TIRANE - I qete dhe me bluzën në markën e njohur “Luois Vuitton” 19-vjeçari nga Lazarati Klodian Selimi doli para Gjykatës së Krimeve të Rënda për t’u njohur me masën e sigurisë ndaj tij.

Para gjykatës Selimi dha gjeneralitetet dhe shkëmbeu vetëm një batutë me gjyqtaren Flora Haradinajt, teksa u pyet për shtetësinë.
 
I riu akuzohet se në bashkëpunim me shokët e tij Dervish Gaba Elvis Boci dhe Xhuliano Malo të drejtuar nga vëllezërit Arbjon e Alban Aliko qëlluan mbi policinë duke lënë të vrarë efektivin e RENEA-s Ibrahim Basha më 24 qershor, por këtë akuzë ai e ka mohuar para gjykatës.
 
Selimi mësohet të ketë dhënë informacione për armët e përdorura nga grupi i zjarrit në Lazarat një pjesë e tyre e sekuestruar mëngjezin e sotëm në një kanal në zonën që lidh fshatin me malin e Sopotit, por paçka bashkëpunimit me drejtësinë ai sëbashku me Gabën dhe Bocin do të qëndrojnë në burg pa afat.

Për avokatin e Elvic Bocit, gjykata gabon me masën e arrestit pasi klienti i tij nuk ka lidhje me grupin e zjarrit.
 
“Gjykata vendosi arrest me burg megjithese ndaj tij nuk kishte dyshim te arsyeshem te bazuar ne prova. Elvis Boci nuk ka lidhje me akuzat, qendrimi i tij është mohues, ka qene ne banesen e tij me nenen edhe ne kohen e ngjarjes edhe kur ëeshte shoqeruar ne do te kerkojme ekspertimet mjeko ligjore”- tha avokati i Elvis Bocit.



Ndërkaq bëhet e ditur se nesër do të dalin para masës së sigurisë dy vëllezërit Arbion dhe Alban Aliko. 
 
Në një deklaratë të parë për mediat të dielën, para nisjes së procesit të mbetur pezull të marrjes në pyetje të vëllezërve, avokati Fana tha se ka pasur kontakte me familjen Aliko dhe se prej tyre ka mësuar pretendimet e vëllezërve për këtë ngjarje, ku zbuloi nder te tjera se dy te rintje jane me agjerim.
 
Gjatë së dielës Arbjoni 20 vjeç dhe vëllai i tij 18-vjeçar Albani, duhej të pyeteshin nga hetuesit për versionin e tyre në lidhje me sulmin e armatosur ndaj policisë mëngjesin e 24 qershorit si dhe për aktivitetin e tyre kriminal përpara kësaj ngjarje për të cilat kërkoheshin. Por sipas avokatit Fana, gjendja e tyre tejet e rënduar psikologjike e ka bërë të pamundur këtë proces dhe se dëshmitë e tyre do të merren në një moment të dytë.

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Tirana rrezikon mbijetesën, pesë titullarë bëjnë gati 'valixhet'

Tirana rrezikon mbijetesën, pesë titullarë bëjnë gati 'valixhet'