'Lazarati I', prokuroria kërkon
57 vite burg për grupin e Gates

'Lazarati I', prokuroria kërkon<br />57 vite burg për grupin e Gates<br>
Prokuroria mbyll hetimet për dosjen "Lazarati I", operacioni masiv i policisë në 2014-ën për sekuestrimin e lëndëve narkotike, në ngarkim të Arbjon Aliko, Gurgaz Skënderi, Alfred Proko, Enrik Skënderin dhe Beqo Brahimajn. 

Në seancën e zhvilluar sot te Krimet e Rënda, Prokuroria ka lexuar pretencën duke kërkuar 57 vite burg për pesë të pandehurit. Në pretence Prokuroria kërkoi për këta shtetas dënime me 14 vite burg për Alikon, Skënderin 13 vite, Prokon 11 vite, Beqo Brahimajn 8 dhe 11 vite burg për Enrik Skënderin.

Pesë të pandehurit janë pjesë e grupit të Gate Mahmutajt, por procesi ndaj tyre ka vijuar i pavarur nga ai i kreut të grupit. Gate Mahmutaj është dënuar me 17 vite burg pasi u shpall fajtor për kundërshtimin e forcave të policisë në vitin 2014, duke i qëlluar me armë, kryesisht me të artilerisë së rëndë. 

Krimet e Rënda vijojnë procesin ndërkohë për vrasjen e efektivit të RENEA në vitin 2015, Ibrahim Basha, ku në akuzë janë Alban Aliko, Bajram Bocia, Elvis Bocia, Elson Kazma, Xhulio Malo, Klodian Selimi, Oltian Proko, Dervish Gaba, Ruhan Hiraj dhe Iljaz Xhaferaj.

Dënimet e kërkuara nga Prokuroria për dosjen "Lazarati I"

Arbion Aliko, 14 vite

Alfred Proko, 11 vite

Gurgaz Skënderi, 13 vite

Beqo Brahimaj, 8 vite

Enriko Skënderi, 11 vite


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Zhupa: Vrasjen paramenduar të Ramës kundër Tik Tok për arsye elektorale nuk do ta lejojmë

Zhupa: Vrasjen paramenduar të Ramës kundër Tik Tok për arsye elektorale nuk do ta lejojmë