'Lazarati II', Braçe ironizon Nishanin
"President flisni mos heshtni më"

'Lazarati II', Braçe ironizon Nishanin<br />"President flisni mos heshtni më"
Deputeti i Partisë Socialiste Erjon Braçe, ka ironizuar Presidentin e vendit Bujar Nishani, në cilësinë e këtij të fundit si Komandant i Përgjithshëmn i Forcave të Armatosura, lidhur me sulmet me armë ndaj policisë në aksionin e dytë më të madh antikanabis në Dukagjin, i cili vijon në ditën e tij të tretë.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Braçe, dënon heshtjen e Presidentit lidhur me këto sulme të kultivuesve ndaj policisë. Ai shprehet se ka marrë përsipër të informojë Nishanin lidhur me ngjarjet që kanë ndodhur këto 3 ditë në Malësinë e Dukagjinit.

Më poshtë postimi në Facebook i deputetit Erjon Braçe:

"Komadant i Pergjithshem i Focave te Armatosura, jane qelluar me arme zjarri automatike te disponuara nga kriminele e trafikante droge, Forcat e Armatosura, mjetet e tyre si dhe efektive te Policise se Shtetit!! Thashe te ta them, ku i dihet, Ju nuk shihni lajme. Ato ne fakt nuk transmetohen ne pasqyren ku shiheni Ju! Thashe te ta them,
QE TE MOS HESHTESH ME!! Ti mendon se ke folur boll gjate kesaj jave. Mundet, por per Partine. AS PER USHTRINE E AS PER POLICINE!! Nuk jane te Partise Komandant!! Jane te Shtetit!! Nuk jane ne pune te tyre!! Por, per here te dyte ne nje operacion te ketyre permasave, JANE NE NJE BETEJE KUNDER KULTIVIMIT DHE TRAFIKIMIT TE DROGES QE RRENJOSI PARTIA JOTE NE KETE VEND!! Thuaje nje fjale per ta, nga ato me lule qe te shkruajne ty!! Jo se ata e duan nga ty!!
Por thjesht; TU DESHMOSH QE NUK JE KUNDER TYRE, POR ME BETEJEN E TYRE!!"

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë