'Lazarati II', në krye të grupit zjarrit
Nikë Toma, i kërkuar nga 2003

'Lazarati II', në krye të grupit zjarrit<br />Nikë Toma, i kërkuar nga 2003
SHKODER - Pas shpalljes në kërkim të 10 personave, policia ka bërë të ditur se, ata janë persona me precedentë kriminalë. Por njëri prej të shpallurve në kërkim, Nikë Toma, është më i rrezikshmi prej tyre.

Toma është i kërkuar nga policia shqiptare që në vitin 2003, kur mbrëmjen e 14 korrikut në fshatin Vuksanaj ka qëlluar me breshëri armësh, burrë e grua Nikë dhe Lula Pjollin, 63 dhe 54 vjeç.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se, Toma mendohet të jetë edhe kreu i grupit të zjarrit, personave të cilët prej dy ditësh kanë qëlluar mbi policinë. Nga të dhënat, mësohet se, Toma e ka kryer vrasjen në vitin 2003, pas një zënke për një vijë uji me fqinjët e tyre.

Në shtypin e kohës shkruhej se, “burrë e grua, Nikë Vuksan Pjolli 63 vjeç dhe Sula Kolë Pjolli 54 vjeç, prindër të gjashtë fëmijëve, nga zona e thellë e Dukagjinit janë ekzekutuar me armë zjarri nga fqinji i tyre Nikë Tonaj 45 vjeç, (sipas policisë).

Pas kësaj ngjarjeje, ai është shpallur në kërkim. Toma ka qëlluar mbi bashkëshortët me gjithë plumbat që kishte karikatori i armës mbi trupat e dy bashkëfshatarëve të tij. Ngjarja e rëndë kishte ndodhur në lagjen Pjollë të fshatit Vuksanaj.

Autori i dyshuar për vrasjen dhe viktima Nikë Vuksani (Pjolli) ziheshin prej kohësh për vijën e ujit që përdoret për të ujitur tokën e paktë bujqësore që kanë banorët e zonës së thellë të Dukagjinit. Viktima Nikë Pjolli ose siç thirrej Nikë Vuksani ka patur një vëlla mundës me Vllazninë. Që prej shpalljes në kërkim, për Nikë Tomaj nuk ishte dëgjuar më deri ditën e djeshme.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë