'Lazarati II', Tahiri: Deri në rrënjën 
e fundit, autorët të dorëzohen

'Lazarati II', Tahiri: Deri në rrënjën <br />e fundit, autorët të dorëzohen
SHKODER - Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është nisur mesditën e sotme drejt Shkodrës, ku zhvilloi një takim me drejtuesit e policisë në zonë, me drejtuesit e policisë së qarkut dhe me banorë të zonës, në kuadër të aksionit antikanabis të nisur në Malësinë e Dukagjinit në Shkodër.

Në fjalën e tij Ministri Tahiri, teksa vlerësoi si të shkëlqyer punën e policisë, theksoi se lufta ndaj kanabisit do të vijojë deri në rrënjën e fundit. Ai rikonfirmoi vendosmërinë e këtyre strukturave për të hequr Shqipërinë nga lista e kopshteve të kanabisit.

"Ne jemi shumë të vendosur që këtë operacion ta mbyllim me sukses ashtu siç jemi shumë të vendosur që luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të lëndëve narkotike ta çojmë deri në fund. Kemi trashëguar një Shqipëri të mbjellë çdo pëllëmbë me drogë dhe jemi mjaft të vendosur ta pastrojmë një herë e mirë Shqipërinë nga zaptimi i çdo hapësire të gjelbër dhe të mbjellë me lëndë narkotike. Po i japim fund një herë e mirë praktikës së deri tanishme që e njihte botërisht Shqipërinë si vendi i lulëzimit të lëndëve narkotike. Gjithçka do bëhet sipas ligjit. Aksioni do vijojë deri në rrënjën e fundit." theksoi Ministri Tahiri

TAHIRIII
(Në foto: Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri gjatë takimit në Shkodër me drejtuesit e policisë) 

Sa i përket të shtënave me armë ndaj policisë nga ana e kultivuesve, Ministri u shpreh se personat janë identifikuar dhe se askush nuk do të mund t’i shmanget përgjegjësisë ligjore. Në këtë kuadër Ministri u u bëri thirrje autorëve të dorëzohen, pasi nuk mund t’i shpëtojnë përgjegjësisë penale. 

Tahiri nënvizoi se vetë dikasteri që ai drejton po bashkëpunon në mënyrë intensive me Prokurorinë, dhe se do të ketë ndjekje penale ndaj autorëve përgjegjës të aktivitetit kriminal. 

"Policia e shtetit ka bërë me dije gjatë orëve të para të paradites personat të cilët dyshohen si të implikuar. Bashkë me Prokurorinë jemi në fazë hetimesh intensive. Dimë shumë më shumë ne për aktivitetin e atyre që kanë kultivuar lëndë narkotike deri tani dhe që në këto momente edhe e çojnë ndër mend që mund të kundërshtojnë policinë, të cilëve jua merr mendja vetë atyre që t’u bëjnë bisht përgjegjësisë penale që do mbajnë para ligjit. Unë i bëj thirrje që të dorëzohen dhe as të mos e çojnë ndër mend që mund të ja dalin të përballen me policinë e shtetit dhe as të mos e çojnë ndër mend që mund t’i bëjnë bisht përgjegjësisë penale, që ka të bëjë me aktivitetin kriminal që kanë kryer deri tani, por edhe me kundërshtimin edhe me armë të forcave të policisë." u shpreh Tahiri

TAHIRI
(Në foto: Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri gjatë takimit në Shkodër me drejtuesit e policisë) 

Didi: Do t'i përgjigjemi të shtënave, aksioni dhe në zona të tjera
Nga ana e tij Drejtori i Policisë së Shtetit, Artan Didi u shpreh se operacioni do të vijojë dhe në zona të tjera, ndërsa  riktheksoi se policia do t’i përgjigjet të shtënave me armë, ashtu siç ka deklaruar më herët.

"Ecuria e deritanishme është sipas planifikimit dhe kemi kryer pjesën më të madhe të asgjësimit të bimëve narkotike dhe në ato zona që i kemi pasur prioritare dhe që kanë pasur më tepër kultivim dhe në ditët në vazhdim do të vijojmë në zona të tjera dhe do të qëndrojmë atje deri në rrënjën e fundit siç tha edhe zoti Ministër.
Deri më tani shkon deri në mbi 45 mijë bimë të asgjësuara në këto tre ditë sepse në këtë zonë kemi rreth 3 javë që kemi filluar. Bëhet fjalë vetëm për zonat e thella ndërsa për personat e arrestuar nuk kemi ende asnjë por kemi persona që kemi të dyshuar dhe që kemi nisur procedimin policor dhe që në bashkëpunim me prokurorinë do të nisim edhe procedimin penal." tha Didi
Artan Didi
(Në foto: Kreu i Policisë Artan Didi në daljen për mediat në Shkodë)

Prej 3 ditësh në Dukagjin policia ka nisur operacionin më të madh antikanabis në veri dhe deri më tani janë asgjësuar mbi 45 mijë rrënjë kanabis.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë