'Lazarati jo më njollë e zezë", Llalla: Lajmet se financon ISIS janë fantazi
Fantazi pa bazë reale i ka quajtur kryeprokurori Adriatik Llalla lajmet e mediave ndërkombëtare se në Lazarat vijon ende kultivimi i lëndës narkotike dhe se kontrollohet nga grupet terroriste ISIS. Në analizën vjetore të punës së prokurorisë së Gjirokastrës, Llalla tha se banorët e këtij fshati nuk kanë marrë pjesë në vepra penale lidhur me terrorizmin. VIDEO
Lajmet se financon ISIS janë fantazi&via=shqiptarjacom
&url=https://shqiptarja.com/lajm/39-lazarati-jo-me-njolle-e-zeze-llalla-br-lajmet-se-financon-isis-jane-fantazi" target="_blank" class="twitter-share-button" data-size="small">
Tweet
GJIROKASTËR - Fantazi pa bazë reale i ka quajtur kryeprokurori Adriatik Llalla lajmet e mediave ndërkombëtare se në Lazarat vijon ende kultivimi i lëndës narkotike dhe se kontrollohet nga grupet terroriste ISIS. Në analizën vjetore të punës së prokurorisë së Gjirokastrës, Llalla deklaroi se banorët e këtij fshati nuk kanë marrë pjesë në vepra penale lidhur me terrorizmin.
Sipas tij të tilla shkrime dëmtojnë rëndë imazhin e vendit përballë partnerëve të huaj.
"Në asnjë rast, nga hetimet e prokurorisë nuk kanë rezultuar që këta persona të jenë përfshirë në vepra të tjera penale të lidhura me terrorizmin, siç u pretendua fillimisht në disa agjenci mediatike periferike shqiptare, nga të cilat kanë marrë indicjen më pas edhe disa media ndërkombëtare. Lajme për lidhjen e lëndës narkotike të prodhuara në Lazarat, por edhe në zona të tjera të vendit, me terroristët e të ashtëquajturit shteti islamik janë tërësisht prodhim i fantazisë dhe pa asnjë bazë reale", tha Llalla.
Por ndërsa tha se Lazarati nuk përbën më një njollë të errët në hartën e Shqipërisë, kreu i Prokurorisë së Përgjithshme u shpreh se lënda narkotike po kultivohet në zona të tjera të qarkut të Gjirokastrës.
Ai tha se hetimet vijojnë ngushtësisht me policinë dhe banorët me qëllim që ky fenomen të zhduket.
"Nga të dhënat e Prokurorisë së Përgjithshme konstatohet se kjo problematikë ekziston në disa zona të tjera të qarkut Gjirokastër, raste të cilat janë në proçes hetimi dhe ne kërkojmë nga ju që të forconi bashkëpunimin me institucionet e tjera shtetërore dhe qytetarët për identifikimin dhe ndëshkimin e autorëve të kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike", tha Llalla.
Edhe në Gjirokastër Llalla përsëriti apelin se ka nevojë për shtim të numrit të prokurorëve ndaj këtë do ta propozojë edhe në instancat përkatëse.
Në analizën vjetore të Prokurorisë Rajonale të Gjirokastrës, ishin të pranishëm, drejtues të lartë vendorë e rajonale të gjyqësorit, policisë dhe organit të akuzës. Llalla shoqërohej nga kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda Adnan Xholi.