Emisioni Italian investigativ “ Le Iene” sjell në vëmendje shqiptarët dhe karvanin sesi fëmijët sillen rrugëve të shtetit fqinj për të përfituar dokumentet.
 
Në kamerën e fshehtë gazetarët pyesin të rinj shqiptarë që kanë treguar eksperiencën e tyre të mbërritjes në Itali dhe se kanë deklaruar në polici se janë të braktisur nga prindërit. Në këtë mënyrë ata akomodohen më pas te shërbimet sociale duke u trajtuar falas e më pas synimi i tyre është marrja e lejeve të qëndrimit.

Në fakt emisioni do të denoncojë dhe të demaskojë këtë sistem i cili është në dëm të taksapaguesve italianë. Shumë prej zyrtarëve shprehen se në këtë mënyrë në fakt dëmtohen fëmijët të cilët vijnë nga zonat e luftës pasi fëmijët shqiptarë në vendin e tyre kanë familje të rregullta. Sipas tyre qeveria italiane duhet të ndërhyjë duke i ushtruar presion qeverisë shqiptare duke rimarrë fëmijët që kanë dhënë dëshmi të rreme. 

Po kështu gazetari italian ka udhëtuar në Lushnjë ku ka intervistuar me kamera të fshehtë dy banorë që thonë se mashtrojnë autoritet italiane nga nevoja që kanë për të sistemuar fëmijët në Itali. Dhe në fund gazetari shkon në kunsullatën shqiptare, dhe ku vetë konsullja i thotë se ia kanë adresuar këtë shqetësim ministrit, por ai ka shumë punë, dhe gazetarit i mbyllet dera.