TIRANE -  Pas vendimit të Kuvendit për të shtyrë afatin e Komisionit Hetimor për Policinë e Shtetit, seanca e kësaj të mërkure u karakterizua nga debate mes opozitës dhe mazhorancës. Ka qëne kërkesa e opozitës për të vijuar hetimin për kqyrjen e një marteriali të hartuar e të firmosur nga Bajram Ibraj, ish-Drejtor i Përgjithshëm i Policisë mbi disa punonjës policie të shkarkuar për përfshirje në veprimtari kriminale, por të rikthyer së fundmi sërish në punë. Kaq ka mjaftuar që mazhoranca të japë argumentat e saj duke u shprehur se kjo kërkesë nuk është e bazuar në ligj. Deputeti Pjerin Ndreu tha se është në dijeni të atij materiali, që sipas tij është hartuar nga ish-ministri i Brendshëm Igli Toska i përfshire sipas tij ne trafik vizash. 
 
Komisioni hetimor për Policinë e Shtetit vendosi që në datën 7 maj të dalë raporti. Afati i përfundimit të këtij komisioni hetimor është deri në datën 13 maj.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)