'Liqeni i Mjellmave', sfidojnë talentet
e reja, vlerësohen Sulaj e Muçollari

'Liqeni i Mjellmave', sfidojnë talentet<br />e reja, vlerësohen Sulaj e Muçollari
Adela Muçollari dhe Krist Dalipi kanë mbyllur natën e fundit të premierës “Liqeni i Mjellmave” këtë të dielë në Tiranë.

Baleti i ngjitur në skenë me koreografi të Enada Hoxhës dhe Gerd Vasos është shfaqur tre ditë rresht në Pallatin e Kongreseve.

“Liqeni i mjellmave” është ndjekur me interes nga publiku dhe specialistët e koreografisë, nga të cilët kanë pasur kritika dhe debate për konceptin koreografik.

Skenografia e rënduar dhe devijimi i 2 akteve të këtij baleti nga klasikja kane qenë pikat më të diskutueshme, që i kanë humbur grintën që vetë dy balerinët koreografë kanë pasur në premierën e vënë në skenë vite më parë nga i ndjeri Agron Aliaj.

Ndërsa për sa i përket publikut ajo që ishte më vlerësuar në këtë premierë ishte puna e mirë e balerinëve.

Vlerësimet e publikut kanë shkuar më së shumti për talentet e reja të operës, sidomos në natën e parë për balerinën Ledia Sulaj. Ishte delikate, e zhdërvjelltë dhe me një figurë të përsosur vizuale në çdo akt.
 
Nuk kanë munguar vlerësimet edhe për Enada Hoxhen e Gerd Vason në rolet kryesore, por këtë herë u vu re që nuk ishte perfomanca më e mirë e tyre.

Nga balerini i parë Gerd Vaso është vënë re mungesa e fleksibilitetit në vallëzim, por balerina e parë Enada Hoxha arriti ta mbulonte një pjesë të mirë të ngathtësisë së dukshme të partnerit.

Ndërsa në natën e tretë, Adela Muçollari dhe Krist Dalipi janë shfaqur me një perfomancë të bukur dhe të sinkronizuar me zhdërvjelltësi.

Pak ditë më parë koreografi Arjan Sukniqi i ftuar në studion e Report TV e quajti të papranueshëm procesin e ndryshimit të konceptit klasik. Gjatë premierës është vënë re se ai ka ndjekur me interes të tre netët, duke shprehur një interesim profesional.

“Liqeni i Mjellmave” u ngjit në skenë në datat 14, 15 e 16 prill në Pallatin e Kongreseve i shoqëruar nga Orkestra e teatrit të operës dhe baletit nën dirigjimin e Ricardo Casero-s.  

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar