TIRANE - Këshilli Studentor i Universitetit të Tiranës dhe Këshilli Studentor i Universitetit të Mjekësisë, janë përplasur ditën e sotme, lidhur me grevën e studentëve për tarifat.
 
Ka qenë Këshilli studentor që në një dalje për mediat, u shpreh se policia ka dhunuar studentët duke ushtruar edhe presion për nxjerrjen e tyre nga greva. Në këtë kontekst, Këshilli Studentor i UT-së bëri të ditur se studentët do të bojkotojnë mësimin dhe provimet deri në gjetjen e një zgjidhje lidhur me kërkesat e tyre.
 
Por në një reagim, Këshilli Studentor i Universitetit të Mjekësisë në Tiranë, ka reaguar duke hedhur poshtë këto pretendime, duke theksuar se deklarata është bërë nga këshillë fiktivë. Sipas KSUMT-së mësimi do të vazhdojë nomralisht.

Sakaq, burime për A1 Report bëjnë të ditur se studentët të cilët protestuan në ambientet e Universitetit të Mjekësisë kanë kërkuar takim me ambasadorin amerikan Donald Lu dhe Presidentin Bujar Nishani. 

Ora 19:15 Asllanaj i KSUMT: Jemi këshill i pavarur, nuk ka bojkotim të mësimit
Në një lidhje telefonike për A1 Report, Gentjan Asllanaj anëtar i Këshillit Studentor të Universitetit të Mjekësisë, nënvizoi se ky Këshill është i pavarur nga ai i Këshillit Studentor të Universitetit të Tiranës, dhe në këtë drejtim nuk ka asnjë vendim për bojkotim të mësimdhënies.
 
I pyetur nëse ka patur ndonjë konsultim me mes dy Këshillave, Asllanaj e mohoi këtë fakt, duke theksuar se nuk ka patur mbledhje të përgjithshme të këshillave.
 
"KSUMT-ja është një trukturë më vete e pavarur nga Këshilli Studentor i UT-së. si rrjedhim bëjmë të ditur s emësimi do të vazhdojë normalisht, si dhe pjesa tjetër, do të zhvillojë promvimet. Ne e mbështesim protestën por respektojmë procesin akamdemik të mësimdhënies. Absolutisht, nuk ka patur konsultim, dhe KSUMT-ja është e pavarur dhe nuk ka pasur mbledhje të përgjithshme të të gjithë këshillave." tha Asllanaj