'Luftë' hakerave, nis funksionimi
i Sektorit kundër Krimit Kibernetik

TIRANE - Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla i ka dhënë dritën jeshile ngritjes dhe funksionimit të Sektorit të Krimit Kibernetik.

Lajmi është konfirmuar nga Prokuroria e cila përmes një njoftimi për shtyp bën të ditur se Kryeprokurori Llalla ka firmosur urdhërin për fuksionimin e këtij sektori si dhe urdhërin për ngritjen e strukturave të posaçme pranë 8 prokurorive të rretheve, përfshirë edhe Prokurorinë për Krime të Rënda, të cilat do të ndjekin këto lloj krimesh.

Në bazë të këtyre urdhërave, për herë të parë në Prokurorinë shqiptare fillon nga funksionimi njësia e veçantë për veprat penale të krimeve kompjuterike, si edhe të tjera që lidhen me to.

Fillimisht ky lloj hetimi do të realizohet, në Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore Tiranë, Durrës, Elbasan, Vlorë, Fier, Korçë, Shkodër.
 
Ndërkohë për të diskutuar mbi fenomenin e krimit kompjuterik dhe tendecat e tij, Prokuroria e Përgjithshme në bashkëpunim me Misionin PAMECA organizuan sot një seminar trajnimi me ekspertë shqiptarë dhe italianë.

Koncepti i krimit kompjuterik që është përpunuar nga Prokuroria shqiptare bazohet në Konventën e Budapestit, sipas të cilës në këto vepra penale përfshihen jo vetëm veprimet me kompjutera, por edhe ato  që lidhen me ndërhyrjen në të dhëna, përfshirë ato personale në rrjetet sociale, si edhe në rrjetet e gjera teknologjike dhe bankare.

Më poshtë veprat penale të cilat do të jenë objekt i këtij sektori janë:

a)         Neni 74/a i Kodit Penal “Shpërndarja kompjuterike e materialeve pro gjenocidit ose krimeve kundër njerëzimit”
b)         Neni 84/a i Kodit Penal “Kanosja me motive racizimi dhe ksenofobie nëpërmjet sistemit kompjuterik”
c)         Neni 119/a i Kodit Penal “Shpërndarja e materialeve raciste ose ksenofobike nëpërmjet sistemit kompjuterik”
d)         Neni 119/b i Kodit Penal “Fyerja me motive racizmi ose ksenofobie nëpërmjet sistemit kompjuterik”
e)         Neni 143/b i Kodit Penal “Mashtrimi kompjuterik”
f)          Neni 186/a i Kodit Penal “Falsifikimi kompjuterik”
g)         Neni 192/b  i Kodit Penal “Hyrja e paautorizuar kompjuterike”
h)         Neni 293/a i Kodit Penal “Përgjimi i paligjshëm i tё dhёnave kompjuterike”
i)          Neni 293/b i Kodit Penal “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”
j)          Neni 293/c i Kodit Penal “Ndërhyrja në sistemet kompjuterike”
k)         Neni 293/ç i Kodit Penal “Keqpërdorimi i pajisjeve”

Po ashtu, në objektin e veprimtarisë së sektorit do te jenë dhe veprat penale të mëposhtme kur ato kryhen nëpërmjet sistemeve kompjuterike:

a)         Neni 108, paragrafi i katërt i Kodit Penal “Vepra të turpshme”
b)         Neni 117 i Kodit Penal “Pornografia”
c)         Neni 147 i Kodit Penal “Mashtrimi me veprat e artit e të kulturës”
d)         Neni 148 i Kodit Penal  “Botimi i veprës së tjetrit me emrin e vet”
e)         Neni 149 i Kodit Penal “Riprodhimi pa të drejtë  i veprës së tjetrit”
f)         Neni 149/a i Kodit Penal “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”
g)         Neni 149/b i Kodit Penal “Shkelja e të drejtave të topografisë së qarkut të gjysmëpërçuesit”

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Pezullimi i ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin

Pezullimi i ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin