'Ma i riu n'ven' ndryshon prefiksin
Mozziki jo më edhe aq i vogël...

'Ma i riu n'ven' ndryshon prefiksin<br />Mozziki jo më edhe aq i vogël...
Reperi Gramoz Aliu që të gjithë e njohin si Mozzik, ka festuar ditën e djeshme (29 shtator), ditëlindjen e tij të 20-të. Djaloshi modern që karakterizohet nga 'stili i rrugës', është më i riu në moshë në këtë industri, prandaj dhe shpesh e quan veten 'ma i riu n'ven'.

I njohur dhe i pëlqyer për rimat e gjetura, reperi ka mundur ta rradhisë veten shumë shpejt në mesin e artistëve më të kërkuar. I pyetur nga Telegraf Mozzik tha se gjatë këtyre 20-të viteve të jetës së tij ai ka përjetuar shumë humbje dhe fitore në të njëjtën kohë. 

“Gjatë jetës sime kam humbur shumë dhe kam fituar shumë, disa gjëra edhe do t’i ndryshoja por tani e rëndësishme është që unë kam realizuar ëndrrën time me muzikë”, tha reperi, i cili mendon se edhe 50-të ditëlindjen e ardhshme do ta gjejnë si artist.

“Nëse jo si reper do të jem duke i menaxhuar djemt e mi në muzikë, pasi që vetë e mësova këtë rrugë”, shtoj tutje Gramozi duke zbuluar se sonte do të festoj vetëm me familjen e tij.

Ndryshe Mozzik gjatë këtij sezoni veror ishte më i kërkuari në koncerte dhe mbrëmje muzikore.

Me bashkëpunimin e tij me këngëtaren Kida, në këngën “Premtimet”, dyshja arritën të jenë ndër më të klikuarit edhe në kanalin “Youtube”.

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

69/3
  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Milani përballet me Real Madridin, Fonseca: Jemi të motivuar, Leao luan nga minuta e parë

Milani përballet me Real Madridin, Fonseca: Jemi të motivuar, Leao luan nga minuta e parë