'Madama Butterfly', Davide Sotgiu
'dashuri' brilante me Eva Golemin

'Madama Butterfly', Davide Sotgiu<br />'dashuri' brilante me Eva Golemin
“Madama Butterfly”, vepra e një prej kompozitorëve më të mëdhenj të melodramës, Puçinit do të ngjitet në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë.

Edhe pse nuk është premierë, kjo opera ngjitet në skenë me plot risi, me zëra të rinj dhe performanca të reja të artistëve shqiptarë. 

Ka ardhur nga Italia tenori Davide Sotgiu, i cili sjell një profil ndryshe të personazhit kryesor Pinkerton, oficerit të flotës amerikane. Ai po interpreton një nga profilet më interesante të Pikertonit në kuadrin e kësaj vepre. 

Gjatë provave gjenerale u vu re se sopranoja e njohur Eva Golemi dhe Davide Sotgiu i kanë dhënë një vibracion të veçantë muzikor dhe artistik historisë dramatike të japonezes së dashuruar që më pas braktiset. 

Eva Golemi, një ndër sopranot më të suksesshme të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit e sjellë për herë të tretë në skenën shqiptare Madam Buterfly-n, dhe në çdo ringjitje ajo sjell një frymë të freskët duke shfaqur me delikatesë dhe ngjyra muzikore lumturinë e vajzës Butterfly që dashuron me tërë vrullin e pastërtisë rinore, oficerin e flotës amerikane. “Madam Butterfly do të ngjite në skenë në datat 2, 4 dhe 6 Tetor.
[gallery]18900[/gallery]

madam

madam

madam

madam

madam

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Ka disa gjëra për të rishikuar... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Ka disa gjëra për të rishikuar... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot