'Magjistratura', Basha mbështet
Nishanin: Jo kapjes së institucioneve

'Magjistratura', Basha mbështet<br />Nishanin: Jo kapjes së institucioneve
TIRANE - Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka mbështetur vendimin e Presidentit Bujar Nishani për kthyer për rishqyrtim ligjin për Shkollën e Magjistraturës, duke e cilësuar atë si një kthim kushtetues.
 
Përmes një postimi në Facebook, Kreu i PD, shprehet se ky vendim, sipas tij synon të largojë kapjen e institucioneve të pavarura nga dyshja mazhoranca.
 
Basha ndër të tjera nënvizon se reforma në drejtësi kërkon gjithëpërfshirje dhe transparencë, ndërsa shton se mazhoranca nuk kërkon reformë në drejtësi por kapje institucionesh.
 
“Kthim kushtetues nga Presidenti i kapjes se paligjshme te Magjistratures nga treshja Rama-Meta-Krimi ne Kuvend. Reforma e drejtesise kerkon gjithperfshirje, racionalitet kushtetues dhe transparence, jo kapje nga oligarket e shartuar me krimin qe vetem drejtesi te reformuar nuk duan!” shprehet
 
Kryeopozitari i është përgjigjur në këtë mënyrë edhe kryeministrit Edi Rama, i cili pak më parë e cilësoi këtë si një zgjedhje të Presidentit për të vijuar më rrënimin e drejtësisë. Prej ditësh, dy liderët politikë, replikojnë me njëri-tjetrin në rrjetet sociale, sa i përket tematikave më të nxehta politike në vend. 

basha fb










Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

 Shpërthimi në kanalin e Ibër-Lepencit, Vuçiç: Nuk do t'i kërkoj falje askujt, ata e dinë mirë se nuk ishim ne

Shpërthimi në kanalin e Ibër-Lepencit, Vuçiç: Nuk do t'i kërkoj falje askujt, ata e dinë mirë se nuk ishim ne